Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dy muaj para zgjedhjeve, ja cili është politikani që pëlqehet më shumë në Tiranë (Sondazhi)

    March 19, 2025

    Teksa jemi dy muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Barometri Euronews – Albania ka zhvilluar matjen e parë zgjedhore për Qarkun e Tiranës. Metodologjia e përdorur është sërish kampion rastësor i shtresëzuar dhe madhësia e kampionit ka qënë 1000 qytetarë të pyetur në gjithë territorin e Qarkut Tiranë, ballë për ballë. Periudha kohore e mbledhjes së të dhënave për matjen e parë zgjedhore të Qarkut Tiranë, të Barometrit Euronews-Albania është 15-25 Shkurt 2025.

    Matjet e para politike të Barometrit Euronews Albania në Qarkun Tiranë për zgjedhjet e 11 Majit sjellin pëlqyeshmërinë që kanë liderët e partive kryesore politike 2 muaj përpara zgjedhjeve në këtë qark.

    Edi Rama në matjen e parë në Qarkun e Tiranës ka 50.3% mendim pozitiv dhe 47.1% mendim negativ.

    Agron Shehaj renditet i dyti me 29.9% që kanë mendim pozitiv dhe 39% që kanë mendim negativ për të.

    Adriatik Lapaj renditet i treti për mendimin pozitiv me 29.3 % dhe 39.4% mendim negativ.

    Më pas vjen Sali Berisha, 28.2% mendim pozitiv për të dhe 66.2% mendim negativ.

    Arlind Qori 25.2% mendim pozitiv dhe 45% mendim negativ.

    Endri Shabanin ka 17 % mendim pozitiv nga qytetarët e Qarkut Tiranë dhe mendim negativ 43.1 %.

    Lulzim Basha 12.7% mendim pozitiv dhe 81.5% mendim negativ.

    Enkelejd Alibeaj ka 9.1% mendim pozitiv dhe 59.6 % mendim negativ.

    I fundit për pëlqyeshmërinë është Ilir Meta me 5% mendim pozitiv dhe 85.7% mendim negativ.

    Nëse krahasojmë shifrat e pëlqyeshmërisë në Qarkun e Tiranës me gjithë Shqipërinë për të njëjtën periudhë kohore në të cilën janë mbledhur të dhënat (15-25 Shkurt) rezulton se Rama, Lapaj, Shehaj, Berisha, Shabani, Alibeaj dhe Meta kanë pëlqyeshmëri më të ulët në Qarkun Tiranë në krahasim me gjithë Shqipërinë, ndërkohë e kundërta ndodh për Qorin dhe Bashën.

    agron shehaj Edi rama politikane sondazh zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.