Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    “Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri i një biznesmeni, Florian Gjergji mashtron kambistin në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Dy futbollistë të lindur në Itali marrin ftesën e Maran, Kombëtarja me forca të reja për ndeshjet e qershorit

    May 27, 2026

    Trajneri Rolando Maran do të ketë vetëm dy ditë në dispozicion për të përgatitur Kombëtaren shqiptare për miqësoren e parë të muajit qershor, atë ndaj Izraelit. FSHF ka publikuar programin e përfaqësueses dhe ka konfirmuar se nuk do të ketë grumbullim paraprak në vendin tonë, por lojtarët do të mblidhen vetëm të hënën më datë 1 qershor, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të kuqezinjve i cili më pas do të stërvite edhe një tjetrë ditë me ekipin.

    Ndeshja e parë ndaj Izraelit është planifikuar të mërkurën ndaj teknikut do t’i duhet të improvizojë shpejt me ata futbollistë që do të ketë në dispozicion. Lista e futbollistëve do të publikohet të enjten më datën 28 dhe vetë trajneri do të dalë para mediave për të shpjeguar zgjedhjet e tij dhe institucionit të futbollit, siç ndodh zakonisht me grumbullimet e para. Një nga surprizat do të jetë Luis Hasa.

    FTESA – Trajneri i sapoemëruar në pankinën e Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, do të publikojë këtë javë listën e futbollistëve të përzgjedhur për ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut që kuqezinjtë do të luajë në javën e ardhshme. FSHF ka dërguar ftesat për një numër të madh lojtarësh, nga të cilët më pas Maran do të përzgjedhë ata me të cilët do të punojë për këto dy sfida ku do të nisë edhe projektimi i ekipit me të cilin Shqipëria do të përfaqësohet si fillim në Ligën e Kombeve.

    Një nga emrat në listë është edhe ai Kristian Shpendit, sulmuesit i cili ka bërë mirë në këto vite me Çezenën në Serinë B, duke u kthyer në një nga lojtarët kryesorë të klubit italian. Shpendi është konfirmuar si një golashënues me këtë ekip dhe mund të jetë një alternativë e rëndësishme për sulmin kuqezi.

    Ai ka veshur vetëm një herë më parë fanellën e Kombëtares, në miqësoren ndaj Gjibraltarit ku edhe fitoi penalltinë e fitores 1-0. Shpendi mësohet se është një nga emrat në listën e madhe që ka marrë ftesë, ndërsa pret që gjatë kësaj jave të njoftohet nëse do të jetë edhe në listën përfundimtare të Maran. Ajo sigurisht do të ketë pjesën më të madhe të emrave që ishin me kuqezinjtë nën drejtimin e paraardhësit të tij, Silvinjo./Panoramasport

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SPAK-u zbardh dëshmitë e Samir dhe Eva Manes për “shitjen” e vilës çiftit Meta-Kryemadhi

    June 5, 2026

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    June 5, 2026

    “Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri i një biznesmeni, Florian Gjergji mashtron kambistin në Durrës

    June 5, 2026

    Zelensky i dërgon letër të hapur Putinit: Të takohemi ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.