Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    DW: Çfarë ndodh, nëse SHBA i mbyll Ukrainës aksesin në Starlink?

    March 11, 2025
    DW: Çfarë ndodh, nëse SHBA i mbyll Ukrainës aksesin në Starlink?

    Pas incidentit në Shtëpinë e Bardhë SHBA pezulloi fillimisht ndihmat ushtarake për Ukrainën. Së fundi u rrit shqetësimi, nëse Elon Musk mund ta ndërpresë edhe aksesin në shërbimin satelitor Starlink, ndonëse ai vet thotë, se nuk është shprehur për një gjë të tillë.

    Rusia në mënyrë sistematike që nga fillimi i pushtimit ka shkatërruar infrastrukturën ukrainase, përfshirë edhe furnizimin me rrymë dhe internetin. Shpëtimi erdhi nga hapësira: Menjëherë pas sulmeve të para ruse zëvendëskryeministri i atëhershëm ukrainas, Mykhailo Fedorov i pati kërkuar në mars 2022 biznesmenit nga Teksasi Elon Musk përmes twitter (sot X) të hapte satelitët e tij Starlink për Ukrainën. Dhe Musk iu përgjigj spontanisht gjithashtu në twitter: “Starlink-u është aktiv, të tjera sisteme marrëse janë në rrugë e sipër”.

    Që atëherë shërbimi i internetit satelitor, i ofruar nga kompania e Musk Space X, ka qenë një mbështetje kryesore e luftës mbrojtëse të Ukrainës. Kryesisht dronët ukrainas, por edhe aplikacionet e bazuara në internet për komunikim, për identifikimin dhe kapjen e objektivave përdorin Starlink.

    Megjithatë besimi i Ukrainës te miliarderi Musk u trondit thellë që në shtator 2022. Gjatë sulmit të parë ukrainas me dronë kundër flotës ruse të Detit të Zi në Krime, kontakti i radios me të gjithë dronët u ndërpre papritmas, ata ranë dhe kundërsulmi dështoi. Një vit më vonë doli, se Elon Musk kishte urdhëruar personalisht inxhinierët e Starlink, që të fiknin sistemin.

    Shqetësimi për humbjen e kontrollit

    Sigurimi i Starlink për Ukrainën u krye përmes shërbimit privat të blogging X pa asnjë debat publik dhe pa asnjë kontroll nga parlamentet.

    Që nga rizgjedhja e Trumpit i besuari i tij Musk ka pasur kompetenca shumë të gjera, dhe në të njëjtën kohë nuk i është nënshtruar asnjë kontrolli të drejtpërdrejtë parlamentar. Ajo që ai bën me Starlink, është vendimi i tij privat.

    Nuk mund të përjashtohet, që ai ta shesë në një moment projektin Starlink tek ofertuesi më i shtrenjtë. Sistemi i rëndësishëm strategjik i komunikimit satelitor mund të binte në duar të gabuara, nëse për shembull shtetet totalitare apo rivalët strategjikë do të mund të hynin në këtë rrjet global.

    Sa e mundur është mbyllja e Starlink-ut?
    Para skandalit në Shtëpinë e Bardhë miliarderi i teknologjisë Musk i kishte quajtur njoftimet e shtypit për një mbyllje të mundshme të Starlink-ut gënjeshtra. Ukraina dhe aleatët e saj po kërkojnë alternativa që mund të përdoren ushtarakisht. Por deri tani edhe sistemet e komunikimit satelitor të ofruara nga Suedia dhe Gjermania nuk mund të mbushin boshllëkun, që do të krijonte një mbyllje e Starlink.

    Megjithatë edhe arsyet ekonomike mund të luajnë një rol për biznesmenin Musk. Sepse Musk ka investuar shumë në rrjetin Starlink dhe nuk dëshiron të trembë të interesuarit e ardhshëm. Aktualisht vetëm rreth 4 milionë njerëz përdorin Starlink-un. Deri tani ai është i disponueshëm në Amerikën Veriore dhe Jugore, në Evropë, në pjesë të Afrikës Subsahariane dhe Jugore, në disa vende aziatike dhe në Australi dhe Zelandën e Re. Pra, jo detyrimisht zona me strukturë të dobët, që kanë vërtet nevojë për internetin satelitor. Kjo ndoshta edhe për faktin se interneti satelitor Starlink është shumë i shtrenjtë, vetëm aparati marrës kushton rreth 400 euro. Dhe tarifa mujore e përdorimit është 40-80 dollarë, në varësi të rajonit.

    Ndër klientët kryesorë të Starlink-ut si Polonia, Italia, Indonezia dhe Groenlanda po shtohen dyshimet për besueshmërinë e sistemit, i cili varet vetëm nga arbitrariteti i pronarit të tij.

    Prandaj ka mundësi, që vënia në dispozicion e Starlink-ut të kufizohet gradualisht (“Downscaling”), fillimisht për zona më pak kritike për luftën, si përdorimi civil në Ukrainë, pastaj për pjesë të komunikimeve ushtarake dhe në fund për përdorimin në vijën e frontit, derisa qeveria ukrainase t’i dorëzohet presionit.

    Si funksionon Starlink në Ukrainë?

    Starlink krijon akses në internet, duke transportuar të dhënat përmes dritës, si një kabllo me fibër optike. Por ky transferim bëhet nëpërmjet satelitëve. Për këtë qëllim Elon Musk po ndërton prej vitesh një rrjet satelitor, ku satelitët e veçantë i përcjellin njëri-tjetrit të dhënat përkatëse.

    Koncerni hapësinor i Musk, SpaceX, ka lëshuar që nga viti 2019 gjithsej 7.770 satelitë starlink në orbitën e ulët të tokës (gjendja më 31 janari 2025). Qëllimi është zgjerimi i rrjetit deri në 42.000 satelitë.

    Që të përdoren të dhënat satelitore, nevojitet edhe një pajisje marrëse në tokë, e cila vepron si një ruter dhe lidh pajisjet me satelitin më të afërt. Marrësi e drejton automatikisht pjatën marrëse, që i ngjan një pjate satelitore televizive, te një satelit i disponueshëm dhe kështu vendoset lidhja me internetin.

    Cilat janë përfitimet nga Starlink?

    Interneti satelitor është relativisht i lehtë për t’u përdorur. Të dhënat rrjedhin pandërprerë dhe jashtëzakonisht shpejt. Sepse satelitët Starlink rrotullohen në një lartësi prej 328 deri në 614 kilometra rreth tokës, që është dukshëm më e ulët se satelitët e konkurrentëve.

    Për krahasim: Satelitët e kryesuesit të deritanishëm të tregut satelitor Hughesnet rrotullohen rreth tokës në një lartësi prej 35.000 kilometrash. Prandaj transmetimi i të dhënave zgjat rreth dhjetë herë më shumë sesa me Starlink.

    Konkurrencë në orbitë
    Megjithatë edhe Elon Musk po “mbush” orbitën tonë me satelitët e tij privatë. Më shumë se 13.000 satelitë u rrotulluan gjithsej rreth tokës deri në nëntor 2024. Prej tyre rreth 8.600 i përkasin SHBA.

    Rrjeti Starlink do të përfshijë në të ardhmen 42.000 satelitë – së shpejti orbita do të jetë shumë plot. Kjo rrezikon satelitët e tjerë dhe pengon edhe vëzhgimet astronomike nga toka. Që tani satelitët Starlink bëhen përgjegjës për shumicën e gati-përplasjeve me satelitë të tjerë. Dhe sapo një satelit ndryshon automatikisht trajektoren e tij për të shmangur një përplasje të mundshme, kjo mund të shkaktojë një reaksion zinxhir fatal.

    Një problem tjetër është jetëgjatësia relativisht e shkurtër e satelitëve Starlink, të cilët pas rreth pesë vjetësh pushojnë së punuari. Edhe pse ata në pjesën më të madhe digjen, kur rihyjnë në atmosferën e tokës, satelitë të rinj duhet të lëshohen vazhdimisht në hapësirë, për të mos lejuar krijimin e boshllëqeve në rrjet./DW

    Elon Musk SHBA Ukrainë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Botërori 2026, turneu më i madh në histori: 48 skuadra dhe 104 ndeshje

    June 12, 2026

    Begaj në 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës: Ky shtet është dëshmi e gjallë se liria nuk falet

    June 12, 2026

    35-vjetori i PS-së, Rama nxjerr videon nga sheshi “Italia”: Faleminderit, vetëm përpara!

    June 12, 2026

    Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet në spital

    June 12, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.