Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rrezikoi të mbetej në det të hapur, Policia Kufitare shpëton 46-vjeçarin nga Kosova në Velipojë

    FSHF revolucionon Superioren/ Hiqet “Final Four”, kampionati me format të ri dhe zgjerim në 12 skuadra

    Rama pas takimit me Macron: Liceu Francez i Korçës në fokus, Shqipëria tashmë partner strategjik i Francës në Ballkan

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Durrësi drejt kampusit të së ardhmes, shpallet projekti fitues për Universitetin “Aleksandër Moisiu”

    June 23, 2026

    Është shpallur projekti fitues i Konkursit Ndërkombëtar për kampusin e ri universitar të Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, një investim ambicioz që synon të transformojë arsimin e lartë dhe jetën studentore në Shqipëri.

    Pas një gare që mblodhi 41 ekipe shqiptare dhe ndërkombëtare, juria përzgjodhi si fitues projektin e studios 51N4E në bashkëpunim me JESHILE Landscape Design. Pesë ekipet finaliste prezantuan vizionet e tyre për krijimin e një kampusi modern, të integruar me qytetin dhe të orientuar drejt zhvillimit afatgjatë.

    Sipas vlerësimit të jurisë, projekti fitues spikat për mënyrën se si ndërthur peizazhin, infrastrukturën dhe zhvillimin urban në një koncept të vetëm dhe koherent, të aftë të përshtatet dhe të rritet me kalimin e kohës.

    Propozimi parashikon krijimin e një mjedisi ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, sipërmarrja, kultura dhe jeta studentore bashkëjetojnë në një ekosistem të përbashkët zhvillimi. Kampusi synohet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme akademike dhe sociale, jo vetëm për universitetin, por edhe për vetë qytetin e Durrësit.

    Juria vlerësoi veçanërisht përdorimin e peizazhit si element themelor të qasjes urbanistike, si dhe zgjidhjet e propozuara për menaxhimin dhe kullimin e ujërave, duke e kthyer një sfidë mjedisore në një nga pikat më të forta të projektit.

    Po ashtu, u theksua se projekti ofron një larmi identitetesh hapësinore dhe demonstron një kuptim të thellë të territorit ku do të zhvillohet, duke paraqitur një plan realist dhe të qëndrueshëm për të ardhmen.

    Organizatorët vlerësuan të gjitha ekipet pjesëmarrëse për nivelin e lartë profesional dhe idetë inovative të paraqitura, duke theksuar se konkursi përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të një kampusi universitar bashkëkohor.

    Me shpalljen e projektit fitues, Durrësi hedh një tjetër hap drejt krijimit të një qendre moderne akademike, që synon të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit të lartë, zhvillimin urban dhe tërheqjen e talenteve të reja në vitet e ardhshme.

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rrezikoi të mbetej në det të hapur, Policia Kufitare shpëton 46-vjeçarin nga Kosova në Velipojë

    June 23, 2026

    FSHF revolucionon Superioren/ Hiqet “Final Four”, kampionati me format të ri dhe zgjerim në 12 skuadra

    June 23, 2026

    Rama pas takimit me Macron: Liceu Francez i Korçës në fokus, Shqipëria tashmë partner strategjik i Francës në Ballkan

    June 23, 2026

    Durrësi drejt kampusit të së ardhmes, shpallet projekti fitues për Universitetin “Aleksandër Moisiu”

    June 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.