Pirro Çako dhe Parashqevi Simaku, kanë arritur pas 36 vitesh, të kenë kontaktin e tyre të parë.
Biznesmeni Elton Ilirjani ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihet teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.
Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.
Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?
Pirro Çako: Babai nuk jeton më
Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.
Pirro Çako: Po ti si je njëherë?
Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.
Ndërkohë, përpos kësaj video biznesmeni Elton Ilirjani ka zbuluar për publikun Pirro dhe Parashqevia biseduan edhe për projektin e tyre të radhës.


