Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    “Duhet ta kalojmë derën ndryshe do të qajmë”/ Hysaj flet për duelin me Poloninë: Besojmë te Kombëtarja, trajneri e ka të qartë çdo të bëjë

    March 23, 2026

    TIRANË– Mbrojtësi I Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes me Poloninë më 26 Mars.

    Teksa ka folur për ndeshjen, mbrojtësi e cilësoi Poloninë si një kundërshtar të fortë me cilësi të lartë, por theksoi se Shqipëria ka një mundësi të artë për të synuar kualifikimin në Botëror.

    Hysaj shtoi se, pavarësisht vështirësive të dy viteve të fundit në nivel klubi, me Kombëtaren ka dhënë gjithmonë maksimumin, duke e konsideruar një krenari të madhe pjesëmarrjen në këtë fazë vendimtare.

    “Është e vërtetë që nuk kam pasur minutazh, por kur vjen në Kombëtare është një ndjesi tjetër, si një punë tjetër që do e bësh dhe do bësh maksimumin. Nëse do kem 60 minuta do jap më të mirën time dhe pastaj do dal, do ia lëshoj vendin dikujt tjetër, jemi të gjithë të disponueshëm për Kombëtaren. Është një ndeshje e vështirë, Polonia është një skuadër e fortë, me shumë emra, ka treguar që ka kualitet, por tani kemi rastin e vetëm që mund të na çojë në Botëror, është një mundësi e vetme, të gjithë jemi të kënaqur që kemi arritur play off-in, do japim maksimumin. Jemi pak pafat se herët e tjera kanë kaluar skuadrat e para dhe e dyta në Botëror, por tani e kemi në dorë ne, që duam të shkojmë atje, e kemi treguar që duam ti falim Shqipërisë një Botëror të bukur. Ka dy vite që ndoshta kam pasur çalime aty ku luaj në skuadrën time, por pjesa e Kombëtares është diçka tjetër që kam bërë maksimumin, kam luajtur dhe kur kam ndenjur në pankinë i kam mbështetur nga jashtë. Kjo puna e minutazhit është pak mërzitje atje, por është krenari e madhe që do të luaj një ndeshje play off me Kombëtaren. Ndeshja me Poloninë që kemi luajtur ka qenë shumë e bukur, nëse luajmë mirë bashkë, edhe unë do të luajë mirë, do të bëj më të mirën time. Mungesat janë të rënda se Rei dhe Daku janë të rëndësishëm, kur janë ata në fushë, kemi ndihmë më të madhe për të bërë gol dhe për avancuar, kur mungojnë disa është një mundësi për të tjerët që të tregojnë se e meritojnë të thirren në Kombëtare, këtu është diçka e madhe, respekt për ata që do vijnë dhe ata që mungojnë, kemi një trajner shumë të mirë që do të dijë ctë bëjë. Kjo është një ëndërr qëkur kam qenë i vogël, kur bën dy Europiane kërkon edhe Botërorin. Ndonjëherë realizohen ndonjëherë jo unë por unë kam besim shumë të madh, këtë mundësi kemi, është një ndeshje teke, është e vështirë, ne shkojmë për fitore, nëse do luanim në shtëpinë tonë do të ishte më mirë, të gjithë jemi gati, një derë kemi për të kaluar nëse se kalojmë do të kthehemi mbrapsht, do të qajmë, çdo të bëjmë. Ishalla kalojmë Poloninë njëherë, po fitove nuk mund të gëzohesh asgjë, se kemi dhe ndeshjen tjetër. Nëse kalojmë Poloninë, kemi ndeshjen e jetës. Do e bëjmë me zemër siç kemi bërë çdo ndeshje tjetër dhe do bëjmë krenar sa më shumë shqiptare.”- deklaroi ai./Radar.al

    Elseid Hysaj kombetarja shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bayern Munich eliminon Real Madridin pas një spektakli 7-golësh në “Allianz Arena”

    April 15, 2026

    “Do themi se e gjetëm në rrugë”/ Si e nxorën nga hoteli dhe e braktisën 19-vjeçaren shqiptare në Greqi tre të arrestuarit

    April 15, 2026

    “Bashkëjetuesi i ri i nënës më rrihte dhe më nxirrte në rrugë”/ Rrëfimi tronditës i 12-vjeçares, detyrohej të lypte nën kërcënimin me armë

    April 15, 2026

    “Marrëdhënia me Italinë nuk është më e njëjtë”, Trump sulmon sërish Melonin. Kryeministrja italiane: Aleanca euroatlantike nuk ndahet

    April 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Parashikimi i horoskopit 14 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.