TIRANË-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me Kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin.
Proda dhe Dumani kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.
“Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”- njofton policia.
Vlen të theksohet se ky taëkim me dy krerëve të lartë vjen në më pak se 24 orë nga arrestimi i Kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta në hyrje të Tiranës teks po kthehej nga Kosova me makinën e tij. SPAK mohoi që agjentët e BKH-së të ishin të përfshirë në arrestim dhe policia tha se Meta bëri rezistencë ndaj efektivëve dhe i fyeu.
Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta


