Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tuna përfshihet në aksident me makinë në Kosovë (DETAJET)

    Aksident me vd*kje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

    “100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Drejtim interesant për karrierën e Brojës, Çelsi tenton shkëmbimin e bujshëm

    June 21, 2025

    E ardhmja e Armando Brojës mund të marrë një drejtim interesant këtë verë, ndërsa Çelsi dhe Ajaksi po shqyrtojnë një marrëveshje që mund të sjellë përfitime për të dyja klubet dhe një hap të rëndësishëm në karrierën e sulmuesit shqiptar. Mediat britanike raportojnë se londinezët janë të interesuar për Jorel Hato, një nga mbrojtësit më premtues të akademisë së Ajaksit dhe një lojtar që ka zgjuar gjithashtu interesin e klubeve të mëdha, si Arsenali dhe Liverpuli.

    Çmimi i vendosur nga holandezët për 19-vjeçarin është rreth 40 milionë paund, por Çelsi mund të përdorë një emër të njohur në marrëveshje: Brojën. 23-vjeçari kuqezi ka pasur dy sezone të vështira, të shënuara nga dëmtimet dhe mungesa e vazhdimësisë gjatë huazimeve te Fullhemi dhe Evertoni. Vetë klubi blu thuhet se është i hapur për ta larguar përfundimisht Brojën, në kërkim të një ambienti ku mund të rifillojë karrierën me ritëm të rregullt.

    Ka pasur disa klube të cilat janë përfolur në lidhje me sulmuesin, si Milani, Lajpcigu apo PSV, ndërkohë së fundmi në skenë ka hyrë edhe Ajaksi. Një shkëmbim i mundshëm mes Brojës dhe Hatos mund të jetë formulë fitimprurëse për të gjithë: Çelsi do të siguronte një mbrojtës të talentuar pa shpenzuar shifrën e plotë të kërkuar nga holandezët, ndërsa Ajaksi do të afronte një sulmues me potencial të lartë, që kërkon rikthimin në formën e tij më të mirë.

    Arbër Hoxha- Prej kohësh është përfolur se Sergej Jakiroviç, ish-trajneri i Dinamo Zagrebit, dëshiron të rikthejë në skuadrat e tij Arbër Hoxhën, fillimisht gjatë aventurës së tij në Kaiserispor dhe më pas tani te Hull Siti në Angli. Por këto zëra nuk kanë asnjë bazë reale dhe asnjë nga këto transferime nuk është në tryezë. Burime pranë klubit, siç raporton “24.sata”, thuhet se Hoxha ka nisur përgatitjet me Dinamon dhe është në listën e lojtarëve që do t’i bashkohen skuadrës në fazën e dytë të stërvitjeve.

    Megjithatë, 26-vjeçari shqiptar është në një pikë ku dëshiron të luajë rregullisht dhe të jetë pjesë e formacionit titullar, gjë që nuk i është garantuar te Dinamo në sezonin e fundit. Interes për të ekziston, dhe largimi nga Maksimir duket një skenar i mundshëm nëse paraqitet një ofertë që i përshtatet si lojtarit, ashtu edhe klubit.

    Megjithatë, është e qartë se Hoxha nuk është në planet e Jakiroviç as te Hulli, dhe as më parë në Turqi. Në aspektin e skuadrës kombëtare, Hoxha ka përparuar goxha. Nga një lojtar stoli, ai ka bindur Silvinjon që t’i besojë nga minuta e parë në tri ndeshjet e fundit radhazi. Me Andorrën, anësori la gjurmë me një asist, ndërkohë ishte pikërisht ai që krosoi topin nga e majta në autogolin që letonezët bënë./PanoramaSport

    Pronarja e exchange s’deklaronte shumat e parave, sekuestrohen rreth 500 mijë euro

    Arrestohen bashkëpunëtorët e “trurit” shqiptar të drogës në Itali

    Koçiu jep lajmin e bukur: Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” lindin trinjake

    Çelsi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tuna përfshihet në aksident me makinë në Kosovë (DETAJET)

    April 19, 2026

    Aksident me vd*kje në Kukës, 56-vjeçari përplas me automjet këmbësorin

    April 19, 2026

    “100% shtrenjtim”: Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë

    April 19, 2026

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.