Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

    Sot zgjedhjet në 5 bashki/ Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni

    Mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Arrestohen bashkëpunëtorët e “trurit” shqiptar të drogës në Itali

    June 21, 2025
    Arrestohen bashkëpunëtorët e “trurit” shqiptar të drogës në Itali
    Elvis Demçe

    ITALI– Antimafia italiane ka vënë në pranga 11 persona, pjesë e një bande kriminale të lidhur me Elvis Demçen.
    Gjykata e Romës ka lëshuar 14 urdhra-arresti, por vetëm 11 prej tyre u ekzekutuan.

    Ndërkohë tre personat e tjerë mësohet se janë shpallur në kërkim. Të dyshuarit akuzohen për bashkëpunim në trafikun e drogës.

    Hetimet e nisura në janar të vitit 2022, çuan në shpërbërjen e një organizate kriminale që i atribuohet Elvis Demçes, “Zotit të Drogës” një shtetas shqiptar, i konsideruar si një figurë qendrore në menaxhimin e trafikut të drogës midis Lacios dhe Kalabrisë.

    Demçe, i dënuar në dhjetor 2022 me 18 vjet burg për trafik droge, akuzohet se ishte kreu i një grupi kriminal të aftë për të menaxhuar sasi të mëdha droge dhe për të kontrolluar territorin përmes përdorimit sistematik të frikësimit dhe dhunës.

    Hetimi i sotëm u përqëndrua te bashkëpunëtorët më të ngushtë të Demces, të cilët mbetën në hije gjatë fazave fillestare hetimore.

    Nëpërmjet përgjimeve telefonike, analizës së bisedave të koduara dhe hetimeve në terren, hetuesit ishin në gjendje të përcaktonin rolet, dhe përgjegjësitë e secilit anëtar.

    Midis majit 2020 dhe marsit 2021, grupi dyshohet se ka transportuar 338 kg kokainë, 1,510 kg hashash dhe 70 kg marihuanë, me provincat e Romës dhe Latinës si zonat kryesore të shpërndarjes.

    Disa nga të arrestuarit nga Kalabria dyshohet se kanë vepruar si qendra kryesore logjistike në zinxhirin e trafikimit.

    Përveç trafikimit të drogës, hetimi ka zbuluar tre episode zhvatjeje, dhune dhe kërcënimesh që synonin rikuperimin e borxheve nga shitja e drogës.

    Në një rast, anëtarët e grupit kriminal dyshohet se i vunë flakën një pike bastesh në Romë dhe kërcënuan pronarin, duke e detyruar atë të paguante mbi 80,000 euro.

    Në një episod të dytë, një blerës dyshohet se u frikësua për t’i zhvatur 108,000 euro. Në të tretin, një person dyshohet se u rrëmbye dhe u çua në një pyll me pisha, ku iu mbajt një armë në kokë për ta detyruar të dorëzonte 50,000 euro./Radar.al 

    Elvis Demçe Gjykata e Romës itali
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Qytetarët në 18 komuna të Kosovës votojnë për t’i zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

    November 9, 2025

    Sot zgjedhjet në 5 bashki/ Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni

    November 9, 2025

    Mos harroni çadrat, priten reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

    November 9, 2025

    Çmenduri nga Spanja/ Perez gati të shpenzojë 250 milionë euro për dy super transferime

    November 8, 2025
    Mos e humb
    Fokus October 18, 2025

    Ermelinda Meksi: Një modeli i ndryshimit ligjor për trafikun rrugor dhe skuterat

    Sot lexova ne shtypin austriak se Qeveria e Austrisë ka finalizuar një reformë në ligjet…

    Philipp Plein Residence, projekti që do të ndryshojë jetën e luksit në Tiranë

    NËNTË BETEJAT PËR BASHKINË E TIRANËS

    “Le të ikin shqiptarët, se do i zëvendësojmë me bangladeshas!” Marin Mema: Begaj nuk përfaqëson dot as popullin e vet

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: [email protected]
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Këto katër shenja të horoskopit do ta gjejnë dashurinë në nëntor

    Parashikimi i horoskopit 7 nëntor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Ende s’jeni gati ta falni/ Parashikimi i horoskopit 6 Nëntor 2025

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.