TIRANË– Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Partisë Socialiste ka thënë se ndonëse janë bërë hapa përpara, është i vetëdijshëm që drejtësia që kemi është ende larg asaj që i duhet vendit për në BE.
Nga Asambleja e PS-së, ku pritet të shpallë qeverinë e re, kryeministri tha se asnjë ndryshim në legjislacion për përmirësimin e drejtësisë, nuk do të bëhet pa marrë miratimin e KE-së.
“Këto janë shenjat e dhimbme të sëmundjes të trashëguara në trupin prej fëmije të drejtësisë së re. Kostoja njerëzore e kurimit të tyre është e lartë. Në radhë të parë për këdo që i bjer për hise të jetë një kavje eksperimentale e procesit të pavarësisë, më pas edhe për ne që kemi hisen të qëndrojmë pa zë apo të flasim duke qëndruar larg dhe me duart pas edhe kur ato sëmundje godasin befasisht, vrazësisht jetë dhe dinjitetin njerëzor. Por, kush nuk është dakord me këtë qasje të dhimbshme nuk është për këtë punë dhe nuk duhet të merret me politikë. Ka të drejtën të ketë qasje tjetër, por jo në radhët e udhëheqësve të PS. Bebja nuk hidhet poshtë bashkë me ujin e pistë thotë një fjalë e mencur e fqinjëve tanë matanë Adriatikut, dhe në këtë rast duhet durim heroik, dhe kujdes prej okulisti që uji i pistë të pastrohet ngadalë dhe nga vetë institucionet e vetë qeverisjes së gjyqësorit në radhë të parë se pastrimi i atij uji të pistë është pjesë e misionit të tyre publik e ligjor. Pjesë e jona është ta mbështesim përmirësimin e sistemit të drejtësisë me ligje të reja, por ka edhe një por tjetër, sepse asnjë ndryshim nnë legjislacionin e drejtësisë, sado i nevojshëm të duket këtu për ne, nuk ka për të ndodhur me votat tona pa marrë dritën jeshile nga KE. Jam i vetëdijshëm se kjo që kemi është ende larg nga drejtësia që i duhet Shqipërisë 2030 në BE. Dhe që meritojnë njerëzit e këtij vendi të sakatuar në shekuj nga padrejtësia por nuk duhet të kemi asnjë iluzion dhe askush në këtë sallë asnjë iluzion se nuk ka asnjë rrugë tjetër përvec asaj të durimit dhe vendoshmërisë shtetbërëse, të gjitha rrugat e tjerë të nxjerin pas te gropa e vjetër thithëse e historisë.”– u shpreh kryeministri Rama./Radar.al
Rama çon Tiranën në zgjedhje, cakton Ogerta Manastirliun kandidate për Bashkinë
Rama konfirmon shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës
Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar


