Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    DPT: Të ardhurat nga qiratë arritën në 350 mln euro më 2024

    March 19, 2025
    DPT: Të ardhurat nga qiratë arritën në 350 mln euro më 2024

    TIRANË- Tregu i qirave po “shpërthen” nga flukset e turistëve të huaj, por të ardhurat zyrtare nga qiratë po rriten me ritme normale. Sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale (TAP) arritën në 5,3 miliardë lekë vitin e kaluar duke u rritur me 10.3% në krahasim me 2023.

    TAP vilet mbi shumën bruto të pagesës për të ardhurat që vijnë nga dhënia me qira e pasurive të paluajtshme, ku aplikohet tatimi në burim prej 15%. Bazuar në ligjin për TAP qiramarrësi zbret masën e tatimit nga vlera mujore e qirasë dhe ua kalon atë organeve tatimore kompetente.

    Shuma e të ardhurave nga TAP prej 5,3 miliardë lekësh është 15% e vlerës 35,6 mld lekë. Sipas krahasimit të të dhënat, tregu i qiradhënies kishte një vlerë zyrtare prej 350 milionë eurosh në të gjithë vendin, nga rreth 320 milionë euro që ishte në vitin 2023.

    Zhvillimet në tregun real të qirave kanë qenë më të vrullshme gjatë vitit 2024. Stoku i banesave është rritur dhe gjithashtu edhe vlera e qirasë sidomos në Tiranë dhe në qytetet me turizëm të zhvilluar.

    Të dhënat nga Air DNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Air BNB, të bëra të disponueshme për Monitor tregojnë se në vitin 2024 rreth 21 mijë apartamente ishin në dispozicion për tu dhënë me qira. Nga këto njësi u gjenerua një vlerë prej 85 milionë eurosh gati dy herë më e lartë se në vitin 2023.

    Kërkesa e lartë e turistëve për qira ditore ka krijuar një efekt kaskadë duke rritur çmimet e qirave afatgjata. Nga shtatori në dhjetor të vitit 2024 çmimet e qirave janë rritur deri në 20% në Tiranë. Çmimet në zonat kryesore të Tiranës variojnë nga 500 deri në 800 euro për apartamente 1+1.

    Për apartamentet 2+1, çmimet variojnë nga 800 deri në 2,500 euro. Ndërsa për apartamente me sipërfaqe më të madhe, qiraja është mbi 2,500 euro në muaj.

    Në zonat periferike të kryeqytetit, të cilat njihen për stok cilësor, këto çmime mund të shkojnë nga 4,000 deri në 10,000 euro në muaj për njësi rezidenciale cilësore, si vila me hapësira të mëdha për rekreacion e hapësira të gjelbra përreth ambientit, sipas të dhënave nga “Colliers Albania”.

    Nisur këto zhvillime qeveria dhe ministria e financave më parë kanë shprehur shqetësimin për informalitetin e lartë në këtë treg. Për efekt tatimi qiratë zyrtare sidomos ato afatgjata deklarohen me të ulëta se vlera reale në treg, duke bërë që shteti të mos marrë tatimin që i takon.

    Tregu i qirave të banesave në Shqipëri ka pësuar ndryshime të konsiderueshme vitet e fundit, veçanërisht në zonat urbane si Tirana. Rritja e popullsisë urbane, migrimi nga zonat rurale dhe kërkesa e shtuar për strehim kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të qirave./MONITOR

     

    Kjo deklaratë e Ledionit zbulon fituesin e BBV4?

    2024 350 mln euro nga qerate DPT
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, një i vd*kur

    April 21, 2026

    Zjarri te “Farmacia 10″/ Propozohen rritje deri në 50% e pagesës për orët shtesë të zjarrfikësve

    April 21, 2026

    I dënuar në Itali, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arjan Hykës

    April 21, 2026

    Reperi abuzoi me 14-vjeçaren dhe e vr*u për të mos i prishur karrierën, Trupi i saj i copëtuar u gjet në makinën e tij

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.