Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dosja “Plumbi i Artë”/ Dëshmon A. Haxhia: Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet, më kërcënuan se do të më vri*nin djalin

    November 11, 2025

    Vijon në Gjykatën e Posaçme procesi gjyqësor i dosjes së njohur si “Plumbi i Artë”, ku dëshmitarja A. Haxhia dha sot rrëfimin e saj për grabitjen e dhunshme që ka përjetuar.

    “Ato 15 minuta më janë dukur si 15 vjet”, deklaroi ajo në sallë, duke përshkruar momentet kur dy persona të maskuar hynë me forcë në banesë. Sipas dëshmisë, autorët mbanin kapuçë dhe doreza, ndërsa njëri prej tyre ishte i armatosur me pistoletë.

    Haxhia tregoi se gjithçka nisi me një zhurmë të fortë, kur dera u shpërthye dhe autorët u futën brenda duke u prezantuar si “antidroga” dhe duke pretenduar se në banesë kishte drogë.

    Sipas dëshmisë, njëri prej të maskuarve i mori telefonin nga dora, ndërsa të dy e kërcënuan rëndë: “Mos lëviz, se të vras djalin”. Ajo tha se ishte detyruar të mbulohej dhe të mbronte fëmijën, teksa autorët kontrollonin çdo dhomë.

    Nga banesa, sipas saj, u grabitën paratë e kursyera – rreth 2 mijë euro –, si dhe bizhuteri të ndryshme, përfshirë orën dhe unazat. Në dhomën tjetër ndodhej vjehrra me fëmijën e vogël, e cila gjithashtu ishte dhunuar dhe mbyllur në banjë. Vjehrra, tregoi dëshmitarja, kishte arritur madje ta godiste me shapkë njërin prej grabitësve.

    Pas largimit të autorëve, Haxhia njoftoi motrën, duke pohuar se nuk kishte as 200 lekë për t’u blerë bukë fëmijëve: “I thashë, hajde na sill lekë, se nuk kam asgjë”.
    Procesi në SPAK vijon, ndërsa dëshmitë e viktimave janë pjesë e provave kyçe në çështjen e “Plumbit të Artë”.

    A. Haxhia Gjykata e Posaçme Plumbi i Artë vrasje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale

    June 17, 2026

    Udhëtarit nga Anglia i sekuestrohen në Durrës mbi 29 mijë paund dhe 455 euro të padeklaruara

    June 17, 2026

    Formula 1/ Wolff: Nuk mund të lëmë pikë çdo dy gara, me një Ferrari të tillë duhet gjithnjë kujdes

    June 17, 2026

    U mbyt në liqenin e Ulzës dy ditë më parë, nxirret nga uji trupi i 37-vjeçarit

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.