Ata dolën çift nga eksperienca e ‘Big Brother Vip Kosova’. Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj nuk i rezistuan problemeve të një lidhje dhe i dhanë fund disa javë më parë.
Ka qenë Kaderi ajo e cila ka njoftuar ndarjen, madje ka hedhur akuza për ish të dashurin e saj, ku la të kuptohet se ka ndodhur një tradhti në këtë mes, por pa zbuluar shumë.
Ndërkohë Lumbardh Salihu duket se nuk i ka kaluar ‘inati’ pas ndarjes, pasi në një intervistë të dhënë së fundmi ka shmangur kategorikisht komentet lodhur me fundin e lidhjes mes tyre.
Ai u shfaq i nervozuar teksa pyetet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.
“Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai.