Pas tentativës për arrestimin e Milorad Dodikut, presidenti i Republikës Serbe, ai reagoi duke thënë se Bosnja nuk është një vend ku ndihen të sigurt.
Gjatë një takimi në Sarajevën Lindore, Dodik theksoi se nuk kishte ndërmend të largohej nën presion, duke e quajtur ngjarjen një provokim politik dhe kushtetues.
Ai u shpreh se SIPA-s, agjencia që tentoi arrestimin, kishte shkelur ligjet e RS-së dhe përfaqësonte interesat e “strofullës myslimane” në Sarajeve. Dodik e përshkroi këtë veprim si një krizë të thellë për Bosnjë-Hercegovinën dhe theksoi se nuk do të tërhiqej përballë kërcënimeve.