Debati politik mes mazhorancës dhe opozitës është tensionuar sërish, pas një deklarate të fortë nga Tomor Alizoti, drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit. Nga Librazhdi, Alizoti paralajmëroi Partinë Socialiste me fjalët: “Do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët.”
Deklaratës i është përgjigjur Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje publike nga Kuçova, duke përdorur ironi dhe tone tallëse. Rama e quajti Alizotin “Ludovik”, referuar një personazhi filmik, dhe shtoi se ai është “çyryk”, duke lënë të kuptohet se nuk e merr seriozisht retorikën e tij.
“Ludoviku thoshte: ‘Do t’ju hamë të gjallë’. E kam fjalën për Tomor Alizotin. Ky është një çyryk, nuk është normal. Një tjetër thoshte që kanë ikur një milion lekë, donte të thoshte një milion njerëz. Janë njësha, një më i lodhur se tjetri, pinë ujë kënete në mëngjes dhe dalin të flasin për popullin. Sondazhet flasin ndryshe”, u shpreh Rama.


