Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Do jem në Kuvend”, demokrati e përsërit: Lista e mbyllur ka shejtanë e të pandehur, shyqyr po hapen kutitë!

    June 5, 2025

    Gjatë një bisede të publikuar në rrjetet sociale me Ilir Vrenozin, kandidati për deputet Myslim Murrizi u shpreh optimist se pas rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, ai do të sigurojë një mandat në Kuvend.

    “Shyqyr që po hapen kutitë, të paktën të biem rehat dhe të mos akuzojmë njëri-tjetrin për manipulime,” tha Murrizi, duke shtuar se vetë nuk kishte bërë ankimim, por e mirëpret vendimin e KAS-it për të hapur kutitë në Tiranë.

    Ai u shpreh kritik ndaj listës së mbyllur të kandidatëve, duke thënë se aty ka individë me probleme penale dhe “shejtanë” që lëvizin nga njëra forcë te tjetra. “Jam i treti pas Joridës dhe Alimehmetit, dhe kam besim se do të jem në Kuvend për të përfaqësuar demokratët e vërtetë,” tha ai.

    Në fund të bisedës, Murrizi falënderoi Vrenozin për mbështetjen dhe e uroi për festën e Bajramit, ndërsa ky i fundit e cilësoi Murrizin si një “komandant” që meriton të rikthehet në skenën politike.

    Vrenozi: Kthehem nga Shkodra telefonon një mik special që kam, po kthehemi jam afër Tiranës, jo më tha do vish të pish kafe. Një kapedan, e dini ju kujt i them kapedan babaxhan.
    Murrizi: Si shkoi Shkodra?
    Vrenozi: Mirë, njerëzit më flisnin, më duan, unë jam i thjeshtë, por edhe Shkodra është demokrate
    Murrizi: Je popullor dhe si demokrat ke vajt tek zemra demokratëve
    Vrenozi: Hera parë, 24 vite hera e parë, s’kisha vajtur
    Murrizi: Deri ’90-ën duhej të merrje leje në degë të brendshme.
    Vrenozi: Ç’thonë këta tani?
    Murrizi: Shyqyr po hapen këto kutitë të biem rehat njëherë e mirë që të mos akuzojmë njëri-tjetrin. Unë jo, e kanë bërë këta të tjerët (ankimimin), shyqyr KAS vendosi të hapë Tiranën që të biem rehat, të paktën të mos akuzojmë njëri-tjetrin për vota, edhe nga gjys vote bëhen gati 600 vota kështu që ta shikojmë.
    Vrenozi: Më tha një avokat, Alimehmetit një kuti, me kamera, 27 ishte kutia, në procesverbal 0.
    Murrizi: Edhe unë i pavarur kam qenë, s’kam pas as vëzhgues, as komisioner, ata që i kanë caktuar t’i shikojmë, besoj do të rehatohen të gjithë nga rezultati që do të dalë pas rinumërimit.
    Vrenozi: Unë kam dëshirë të madhe të jesh deputet, nga të buron ajo shpresë që ta kem edhe unë.
    Murrizi: Unë nga natyra nuk bie në pesimizëm kurrë, është pjesë e optimizmit tim, gjithsesi duke parë realitetin ku jetojmë brenda listës së mbyllur shoh disa individë që kanë procese penale, kemi edhe shejtanë brenda që rrinë sa andej këtej, duke qenë që jam i treti pas Joridës dhe Alimehmetit, kam thënë që do të jem në Kuvend, s’e di pse tremben nga deklaratat e mia, edhe nëse do të jem do të jem përfaqësues i atyre 7289 demokratëve, jo tek PS-ja.
    Vrenozi: Do të jetë një nga gëzimet e mia. Të falënderoj për këtë kafe.
    Murrizi: Të uroj Bajram të gëzuar.
    Vrenozi: E meriton edhe një të ardhme ta kemi komandant.

    ilir vrenozi Kuvend lista e mbyllur myslim murrizi PD
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kjo është mësuesja që vd*q tragjikisht pas lindjes së binjakeve në Shkodër

    April 22, 2026

    E “tradhton” edhe ai që e kërkoi, Kristjan Asllani rikthehet tek Interi

    April 22, 2026

    Aksioni ndaj ‘Call Center-ave’ në Tiranë, një punonjës policie i shoqëruar (DETAJET)

    April 22, 2026

    Policia bastis 3 lokalet në Milot dhe Laç, ishin kthyer në salla për lojëra fati

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.