Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shkatërrohet rrjeti i pro*titucionit në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Djemtë e Kombëtares shijojnë verën! Pushime luksoze në jaht me partneret e tyre

    June 21, 2025

    Pasi përfunduan angazhimet me Kombëtaren shqiptare për kualifikimin për Botërorin e vitit të ardhshëm, futbollistët Elsaid Hysaj dhe Thomas Strakosha kanë nisur pushimet e verës, duke zgjedhur detin dhe relaksin në jaht si destinacionin e tyre të parë.

    Elsaid Hysaj dhe bashkëshortja e tij, kanë publikuar disa fotografi, ku shfaqen në një jaht luksoz, bashkë me ta shihen edhe disa miq të afërt. Në disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale, Hysaj shfaqet i qeshur dhe në humor të mirë, duke shijuar momentet e para të pushimeve pas një sezoni të gjatë dhe të ngarkuar me Lazion dhe Kombëtaren. Futbollisti duket se ka zgjedhur të qëndrojë për disa ditë në bregdetin italian, ku po kalon kohë me familjen dhe shoqërinë.

    Në një nga pamjet, ai shihet duke u relaksuar në pjesën e përparme të jahtit, ndërsa bashkëshortja e tij shfaqet në një tjetër moment duke pozuar në kuvertë. Hysaj, i cili është pjesë e grupit të lojtarëve më të konsoliduar të Kombëtares, është përpjekur gjithmonë të mbajë një profil të ulët jashtë fushës, por këtë herë nuk ka munguar në rrjetet sociale me foto dhe video nga ditët e para të pushimeve. Nga ana tjetër, edhe portieri Thomas Strakosha ka zgjedhur të pushojë në jaht. Ai është fotografuar në një tjetër destinacion bregdetar, ku po shijon pushimet me shoqërinë.

    Në disa pamje të shpërndara në rrjet, Strakosha shfaqet me disa miq të tij, duke u argëtuar dhe duke u relaksuar në diell. Vëmendje ka marrë edhe prania e një vajze pranë portierit shqiptar. Ata janë parë së bashku në jaht, duke qëndruar afër njëri-tjetrit. Në një tjetër pozë, portieri i Kombëtares shfaqet në një pozë vetëm me vajzën në fjalë. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një lidhje të re apo thjesht për një shoqëri të ngushtë, por prania e saj nuk ka kaluar pa u vënë re. Vetëm pak ditë më parë, shkruam për lidhjen e re që portieri jonë ka nisur. Nuk e dimë nëse vajza në fjalë është fatlumja që i ka fituar zemrën.

    Strakosha, i cili këtë sezon është aktivizuar Me AEK Athine, duket se ka preferuar të qëndrojë larg zhurmës mediatike dhe të përqendrohet te pushimet dhe koha me miqtë e tij të afërt. Ai nuk ka publikuar shumë në rrjetet e tij, por pamjet që qarkullojnë tregojnë një atmosferë të qetë dhe relaksuese në jaht. Të dy futbollistët, si Hysaj ashtu edhe Strakosha, pritet të rikthehen në stërvitje me ekipet respektive në javët e para të korrikut, por deri atëherë do të shijojnë disa ditë qetësie pas një muaji të ngjeshur në arenën ndërkombëtare. Pushimet verore janë edhe një periudhë e rëndësishme për rikuperimin fizik dhe mendor të lojtarëve pas një sezoni të gjatë.

    Hysaj dhe Strakosha janë ndër emrat më të vjetër në Kombëtare dhe të dy kanë kaluar një periudhë me intensitet të lartë gjatë përgatitjeve për Botërorin. Tani, të paktën për disa ditë, fokusi është vetëm te pushimet dhe relaksi. Nëse Hysaj ka zgjedhur të jetë pranë familjes dhe bashkëshortes në ditët e para të verës, Strakosha po kalon më shumë kohë me miqtë dhe shoqërinë e ngushtë, duke preferuar një stil ndryshe dhe jo të ekspozuar publikisht në rrjete sociale.

    Të dy janë nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar jashtë vendit, dhe çdo lëvizje e tyre, qoftë sportive apo personale, ndiqet me interes nga ndjekësit dhe mediat. Pushimet në jaht janë vetëm një pjesë e vogël e periudhës së tyre verore, që shumë shpejt do të pasohet nga përgatitjet për sezonin e ri dhe për angazhimet e reja me Kombëtaren. Deri atëherë, ata po shijojnë qetësinë e verës nën diell, larg presionit të fushës, duke treguar se edhe për futbollistët elitarë, relaksi është po aq i rëndësishëm sa disiplina sportive./Gazeta Panorama

    Elsaid Hysaj Thomas Strakosha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shkatërrohet rrjeti i pro*titucionit në Shkodër, arrestohen 3 kolumbiane

    April 19, 2026

    Përplasen tre makina në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, njëra prej tyre godet barrierën anësore

    April 19, 2026

    Zjarri në pallatin te Farmacia 10, Rama:Bonus qiraje dhe mbështetje nga bashkia për të prekurit

    April 19, 2026

    Koreja e Veriut lëshon sërish raketa balistike, Seuli: Të ndalen aktet provokative

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.