Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    DIVA/ Kompensimi për arsimin pritet të sjellë 75 mijë deklarues të rinj

    February 12, 2026

    Pas hapjes më 22 janar të sistemit e-Filing, për plotësimin të Deklaratës Individuale të Ardhurave Vjetore apo të DIVA 2025 (deklarata plotësohet dhe dorëzohet deri më 31 Mars 2026) sipas të dhënave të administratës tatimore për Monitor në total nga të gjitha kategoritë deri tani numri i deklarimeve ka arritur në 10 mijë individë.

    Tatimet parashikojnë që numri i deklaruesve për Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave 2025 të jetë deri në 200 mijë deklarime, duke pasur parasysh hyrjen në fuqi të zbatimit për herë të parë të kompensimit për arsimin e fëmijëve.

    Për shkak të aplikimeve të zbritjes së shpenzimeve për arsimin e fëmijëve me vlerë 48 mijë lekë dhe 100 mijë lekë DIVA po plotësohet edhe  nga individët që nuk kanë detyrimin ta dorëzojnë, pra ata me të ardhura bruto vjetore nën 1.2 mln lekë.

    Krahasuar me numrin e 2025 për deklarimet e DIVA 2024, administrata tatimore parashikon që numri i deklaruesve të rritet me rreth 75 mijë apo 60% më shumë sesa 2025.

    Vjet, sipas të publikuara më herët nga Tatimet, DIVA 2024 u plotësua nga 124,416  individë me një rritje në numër, prej 58,5 mijë deklaruesish.

    DIVA për 2024 (por që u plotësua dhe u dorëzua në 2025), pësoi disa ndryshime.

    Së pari, detyrimin për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës e kishin të gjithë individët që realizuan mbi 1,2 milionë lekë të ardhura bruto për 2024 nga mbi 2 milionë lekë që ishte deri në vitin 2023.

    Së dyti, në detyrimin për dorëzimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale të 2024-s, për herë të parë u përfshinë edhe ata individë që kanë realizuar më shumë se 50,000 lekë nga çdo kategori tjetër të ardhure, por të cilat nuk i nënshtrohen mbajtjes së tatimit përfundimtar në burim.

    Të ardhura të tilla mund të jenë: Të ardhurat nga qiradhënia, kur qiramarrës është një individ i paregjistruar si tatimpagues tregtar, i vetëpunësuar apo entitet; Të ardhura të realizuara jashtë territorit të Shqipërisë, pavarësisht nëse janë taksuar apo jo; të ardhura të tjera të çfarëdoshme, për të cilat paguesi nuk ka mbajtur tatim në burim, megjithëse mund të ketë pasur detyrimin ligjor për mbajtjen e tatimit në burim, sipas përcaktimeve të ligjit.

    Në 2025, nuk ndryshoi mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA për individët e dypunësuar. Kjo kategori vijoi të ketë detyrimin për dorëzimin e DIVA pavarësisht nivelit të të ardhurave të realizuara. Vjet ndryshoi gjithashtu edhe afati për dorëzimin e DIVA nga 30 Prill afati për dorëzimin e DIVA u vendos deri më 31 Mars./Monitor

    75 mijë deklarues të rinj diva Kompensimi për arsimin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.