Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë, 10% më pak nga sa kishin detyrimin

    April 4, 2025
    DIVA 2024 u plotësua nga 127,3 mijë individë, 10% më pak nga sa kishin detyrimin

    TIRANË– Deklarata vjetore e të ardhurave për vitin 2024 është dorëzuar nga 127,3 mijë individë nga 143,3 mijë që kishin detyrimin e deklarimit apo 90% e tyre. Numri i deklaruesve është rritur me 61,4 mijë krahasuar me deklarimet e DIVA 2023.

    “DIVA 2024 nga 143,369 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 127,381 individë. DIVA 2023 nga 73,850 individë që duhet të deklaronin, deklaruan 65,910 individë. Administrata Tatimore fton individët që nuk kanë deklaruar ende, të bëjnë deklarimin e DIVA sa më shpejt për të shmangur gjoba dhe interesa të panevojshme”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore.

    Afati për dorëzimin e DIVA 2024 ishte 1 Prill (afati i fundit ishte 31 Marsi, por për shkak të festës së Fitër Bajramit u shty). Kategoritë që kanë detyrimin për plotësimin e DIVA 2024 janë individët me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 milionë lekë në vit, nga mbi 2 milionë lekë që ishte kufiri i mëparshëm.

    Ulja e pragut të detyrimit për deklarim për të punësuarit në Shqipëri u ul pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”.

    Detyrim për dorëzimin e DIVA-s të 2024-s është edhe për individët nëse gjatë vitit 2024 kanë realizuar të ardhura më shumë se 50.000 lekë, për të cilat nuk është mbajtur tatim (p.sh një qiradhënie për individë të paregjistruar, si qira ditore apo nga platformat Booking, AirBnB etj.) pavarësisht totalit vjetor të të ardhurave bruto të realizuara nga paga.

    Për individët që janë në marrëdhënie punësimi, me më shumë se një punëdhënës, mënyra e plotësimit dhe dorëzimit të DIVA-s 2024 nuk ndryshoi. Pra të dypunësuarit do të vijojnë të kenë detyrimin të plotësojnë deklaratën pavarësisht nëse e arrijnë kufirin prej 1,2 milionë lekë në vit apo kanë realizuar të ardhura nën këtë nivel./Monitor

    Pak orë para rikthimit në TV, Arbana ndan fotot me njerëzit e zemrës: Mëngjes i ëmbël

    deklarimet e DIVA 2023 diva
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.