Blogerja e njohur, Ditea Berisha në një intervistë televizive shpjegoi raportin me këngëtarin me të njëjtin mbiemër, Robert Berishën.
Këngëtari disa kohë më përpara shprehu pëlqimin e tij ndaj Diteas.
Por gjatë intervistës blogerja sqaron se mes tyre nuk ka asgjë më shumë sesa respekt të ndërsjellë.
Pjesë nga intervista:
Moderatorja: Kemi parë në rrjetet sociale që ka bërë bujë lajmi me Robert Berishën. Do na vësh pak pikat mbi “i”, çfarë po ndodh?
Ditea: Roberti pasi doli i ka vendosur pikat. Nuk kam asgjë për të shtuar, Robertin e kam shumë mik. Pasi dolëm folëm në finale dhe në ‘After Party’, më vonë nuk kemi pasur më kontakt. Por unë ruaj respekt dhe të nëjtin respekt ka ai për mua.
Vlen të përmendet fakti se Robert Berisha gjatë ditëve të fundit ka publikuar video dhe foto në rrjetin e tij social Instagram, me të dashurën e re Ana Skrel.