Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vodhi një motomjet, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

    “Pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s?”, Alesia Balliu-Berishës: Sali frikacaku, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne!

    Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Diplomat elektronike/ Më shumë se 25 mijë maturantë u pajisën online nëpërmjet e-Albania

    August 14, 2024
    Diplomat elektronike/ Më shumë se 25 mijë maturantë u pajisën online nëpërmjet e-Albania

    Deri më sot janë 25,031 maturantë në të gjithë vendin që gjeneruan nëpërmjet portalit e-Albania Diplomat e Maturës, të cilat për herë të parë u mundësuan online dhe janë të pajisura me vulë elektronike.

    Bashkë me Certifikatën elektronike të Maturës, kjo arritje shënon një pikë referimi të rëndësishme në përmirësimin e proceseve administrative në sistemin arsimor shqiptar.

    Në momentin që shkolla aprovon lëshimin e diplomës, në mënyrë automatike, sistemi e-Matura bën të mundur transferimin e dokumentit në e-Albania, në llogarinë personale të maturantit, më saktësisht në rubrikën “Dokumentet e mia”.

    Diplomat gjenerohen në çdo kohë, si për procedurat e ndjekjes së arsimit të lartë apo në rastet kur maturanti ka zgjedhur të punësohet.

    Por e rëndësishme është vlera e dokumentit për të rinjtë që planifikojnë të studiojnë jashtë vendit, pasi diploma mund të dorëzohet drejtpërdrejt pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për vulë apostile, duke evituar procesin tradicional të marrjes së vulës së njomë, pranë zyrave dhe qendrave arsimore shqiptare.

    Ndryshimet e digjitalizimit në arsim kanë prekur edhe ciklet e tjera të arsimit parauniversitar, sepse që nga viti i shkuar dëftesat e notave merren online me vulë digjitale në llogaritë personale të prindërve apo personat nën kujdes të të miturve, duke regjistruar një zhvillim tjetër cilësor në sektor.

    Janë mbi 350 mijë dëftesa të gjeneruara në vit për nxënës nga klasa e parë deri në klasën XI, risi që mundësohet falë ndërveprimit në kohë reale të Sistemit të Menaxhimit të Arsimit Parauniversitar (SMIP) dhe e-Albania.

    Përgjatë gjithë vitit shkollor, prindërit dhe kujdestarët ligjore të të miturve kanë ndjekur online ecurinë e fëmijëve nëpërmjet SMIP, ndërkohë që çdo tre muaj në rubrikën “Dokumentet e mia”, në llogaritë e e-Albania u ka mbërritur fleta informuese, me listën e notave për semestër.

     

    diplomate elektronike e-albania maturantet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vodhi një motomjet, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë

    May 2, 2026

    “Pse SHBA-ja nuk po ta heq damkën e “non grata”-s?”, Alesia Balliu-Berishës: Sali frikacaku, atë që bën Shkëlzeni me Ramën mos na e faturo ne!

    May 2, 2026

    Ulen çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës vendos tarifat e reja

    May 2, 2026

    Leku i qëndrueshëm në prill, luhatje të lehta për dollarin dhe euron

    May 2, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.