Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Dilema e madhe e Silvinjos/ Kuqezinjtë e repartit të avancuar, në luftë për një fanellë titullari

    April 22, 2025

    Kombëtarja shqiptare do të përballet me një nga ndeshjet më të rëndësishme të saj në kualifikueset e Kupës së Botës: dueli kundër Serbisë.

    Përpara ndeshjes më të ndjeshme të grupit, Kombëtarja gjendet përpara një sfide jo vetëm në fushë, por edhe në zgjedhjet që duhet të bëjë stafi teknik. Reparti ofensiv ofron më shumë alternativa se kurrë më parë, por vetëm tre prej tyre do të formojnë sulmin, në këtë duel me peshë të madhe.

    Trajneri Silvinjo ka në dispozicion një grup sulmuesish me profile të ndryshme, por zgjedhja e titullarëve do të varet jo vetëm nga forma aktuale, por edhe nga taktikat për këtë duel. Statistikat sezonale dhe forma aktuale flasin shumë, por zgjedhja përfundimtare do të varet nga balanca taktike që Silvinjo dëshiron të ndërtojë përballë një kundërshtari të fortë dhe emocionalisht të ngarkuar.

    ARMANDO- Broja është një nga sulmuesit më të njohur në Kombëtare, por lëndimet dhe minutazhi i limituar tek Evertoni e kanë penguar të gjejë formën më të mirë. Megjithatë, ai mbetet një “armë e rëndë” për përplasjet fizike dhe depërtimet në zonë. Pavarësisht se përballë ishte Andorra, ai luajti titullar në ndeshjen e fundit.

    REI– Manaj po kalon një sezon shumë të mirë në Turqi, me një formë të qëndrueshme dhe gola të rëndësishëm. Ai është i fortë fizikisht dhe i rrezikshëm në ajër, dhe mund të jetë surpriza e Silvinjos në sulm kundër Serbisë. Ndeshjen e fundit shënoi dy gola si kuqezi.

    MYRTO- Uzuni është i shpejtë, i zgjuar në hapësira dhe përshtatet mirë në kundërsulme. Ai mund të shërbejë si sulmues krahu ose “false 9”, veçanërisht në skemat që kërkojnë fleksibilitet dhe lëvizje të shpejtë. Nëse Silvinjo do të zgjedhë një strategji të tillë, Uzuni mund të jetë i përshtatshmi. JASIRI- Asani është i rrezikshëm nga distanca dhe shumë kreativ me topin. Ai mund të jetë zgjidhja ideale në krahun e djathtë, sidomos për të krijuar superioritet me driblime dhe krosime në zone. Paraqitjet në ndeshjet e fundit me Kombëtaren nuk kanë lënë shije të mirë, megjithatë ai është nga të preferuarit e Silvinjos.

    NEDIMI- Bajrami i ri në krah. Dikur vendoste ndeshjet me goditje jashtë zone apo lëvizje mes linjave. Tani duhet të shfaqet i rrezikshëm në krahun e majtë. Përsëri mbetet favorit për të qenë pjesë e treshes përpara, por është më i përshtatshëm pas sulmuesit kryesor.

    ERNESTI- Muçi është një nga lojtarët më efikas për minuta loje. Ai ka eksplozivitet dhe vendimmarrje të shpejtë, duke u kthyer në një alternativë shumë serioze nga stoli. Duhet të rikuperohet pasi për momentin është i dëmtuar, por parashikimet e shohin atë gati për duelin e 7 qershorit.

    MIRLINDI- Duket sikur mbeti disi mbrapa në trenin e Kombëtares. Kishte shansin në Ligën e Kombeve dhe nuk ishte në nivelin e pritur. Në dy ndeshjet e para mungoi, ndërsa prej nëntorit luan me injeksione. Duke analizuar edhe shpërthimet e tij emocionale deri diku nacionaliste, do ta ketë vështirë për të luajtur kundër Serbisë. Megjithatë, ka aftësinë për të lodhur mbrojtjen kundërshtare dhe i fortë në luftën në ajër.

    ARBËRI- Hoxha nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon, por ai tërheq vëmendjen me aftësitë e tij teknike, i shpejtë në krah dhe driblues. Nëse Bajrami mbetet në krah, i duhet ta nisë nga stoli, por gjithashtu mbetet një alternativë cilësore.

    INDRIT- Tuci la shenjë në ato dy ndeshje që luajti në Ligën e Kombeve, me performancë të mirë dhe me një asist, por një dëmtim që nga janari e ka penalizuar ecurinë e tij. Vështirë se gjen vend në listë.

    TAULANTI- Seferi u kursye në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Megjithatë, sulmuesi njihet për sakrificën që ka bërë në fazën mbrojtëse në ndeshje të caktuara, ku Silvinjo ka preferuar ta aktivizojë në krah. Kuotat e tij për t’u përfshirë me Serbinë janë të ulëta. Silvinjo ka në dispozicion një arsenal të pasur sulmuesish, por sfida e vërtetë është të zgjedhë kombinimin e duhur për një ndeshje me ngarkesë emocionale dhe taktike si ajo kundër Serbisë. Efikasiteti, forma aktuale dhe qëndrueshmëria do të jenë çelësat për të vendosur se kush do të udhëheqë repartin ofensiv të kuqezinjve./PanoramaSport

    Publikohen pamjet e arkëmortit të Papa Françeskut, planet për funeralin

    Pas 184 ditësh izolim, Gjesti rikthehet në shtëpinë e tij (FOTO)

    Dilema e madhe e Silvinjos kombetarja shqiptare
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.