Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Dikur vonesa katastrofike në çështjet gjyqësore”/ Batuta e Ramës: Jemi si ndërtime gjysmë pa leje…

    February 12, 2026
    "Dikur vonesa katastrofike në çështjet gjyqësore”/ Batuta e Ramës: Jemi si ndërtime gjysmë pa leje...

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të enjteje të 12 Shkurtit gjatë prezantimit të programit për konkursin ndërkombëtar të Qendrës së Drejtësisë, teksa evidentoi disa problematika në këtë sektor, nuk i kurseu as batutat.

    Ai tha se tashmë me ndërtimin e korpusit të ri të Drejtësisë do t’i jepet një frymë e re këtij sektori, ndërsa pohoi se më herët ka pasur vonesa katastrofike në çështjet e gjyqësorit.

    “Po të kesh parasysh se në ça ndërtesash jemi formuar ne, jemi si ndërtime gjysmë pa leje dhe gjysmë me leje. Duhet të bëjmë diçka që t’i rezistojë kohërave. Në këtë drejtim është problematike për të gjithë, jo vetëm për sistemin e drejtësisë pasi sot kemi një numër të konsiderueshëm të institucioneve që janë qiramarrës të godinave private. Kemi nisur një proces që do të na çojë në zgjidhje përfundimtare me korporatën e investimeve duke marrë të gjitha pronat shtetërore dhe duke i vënë në dispozicion të këtij interesi publik. Nuk ka asnjë shitje apo dorëzim të një copëze në favor të investitorëve privatë në Tiranë, por kërkojnë që shteti, njësoj si pronarët privatë, të përfitojë nga ato. Kemi disa projekte që janë drejt finalizimit të kontratave për të përfituar disa zyra dhe sipërfaqe. Për qendrën e re të drejtësisë mendoj se është më ndryshe. Sistemi duhet të funksionojë me kushtet dhe standardet më të larta. Ishim në një situatë të rëndë, ku çdo institucion bënte modelet e veta, sistemin e vetë. Bënim shumë shpenzime. Ishte ndërtuar një sistem kioskash. Duke ndërtuar një rrjet njerëzisht që funksionojnë në interes të përbashkët, kemi arritur që të kemi një qasje tjetër. E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe në sistemin tuaj. Kemi pasur vonesa katrastrofike me menaxhimin e çështjeve gjyqësore. S’mundet që në emër të sistemit të drejtësisë, të ndërtohet një sistem i pavarur teknologjik, pasi nuk akseson dot. Të gjithë e marrim ujin nga i njëjti burim, por secili nga ne e hap rubinetin sa do vetë. Ndaj s’mund të ketë secili HEC të vetë.”- tha Rama./Radar.al

    drejtesia Edi rama gjyqet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    July 28, 2026

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    July 28, 2026

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.