Numërimi i votave të Greqisë në qarkun e Lezhës po ngushton goxha diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka siguruar 3 mandate.
Nga numërimi i 10695 zarfave nga 11841 që janë në total, PD-ja mësohet se është përpara me 621 vota. Ndërsa diferenca me votat e Shqipërisë ishte afro 1500 vota.
Në rrezik nga votat e diasporës mbetet kandidati i PD-së, Kastriot Piroli, i cili renditet i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.
Mesditën e sotme në ndihmë të tij, në Lezhë ka mbërritur më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, e cila udhëzon numëruesit si t’i kontestojnë votat e Greqisë.


