TIRANË– Një ditë më parë ka pasur ditëlindjen Poem Blu, vajza e reperit Ledri Vula dhe influenceres Sara Hoxha.
Në Instagramin e Sarës u panë momente teksa ajo uroi në mesnatë vajzën e saj për 4-vjetorin e lindjes.
Dëgjohet teksa i këndon këngën në gjermanisht ndërsa shihet që ka zgjedhur një tortë të kuqe në formë zemre.
Ndërkohë në rrjet ka qarkulluar një foto teksa shihet që Ledri dhe Sara janë bashkë në një zonë të Tiranës.
Sara shihet me një arush të madh të duar, me siguri një dhuratë të vajzën me rastin e ditëlindjes ndërsa Ledri shihet që ka disa çanta dhuratash në duar dhe gjendet pranë Sarës.
Siç duket ai ka zgjedhur që edhe pse i ndarë nga nëna e vajzës së tij, të vijë në Tiranë e të qëndrojnë të tre sëbashku në këtë ditë kaq të veçantë për ta./Radar.al



