TIRANË– Të paktën shtatë persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Është vënë në pranga 30-vjeçari, M. P., pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij.
Një 28-vjeçar M. S., banues në Tiranë është arrestuar pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë.
Për vjedhje është vënë në pranga edhe një 51-vjeçar P. Zh., banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar t’i vjedhë portofolin një shtetasi.
Ndërkohë një shtetas 27-vjeçar me iniciale Sh. P., është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij. Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një firmë për për prodhimin e lëndëve piroteknike.
Është arrestuar shtetasi S. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin e lëndëve piroteknike. Ditën e djeshme, në ambientet e punës, i ka plasur një kapsollë në dorë, shtetases V. K., 46 vjeçe, punonjëse pranë kësaj firme. 46-vjeçarja si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij. Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë;
– P. Zh., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar ti vjedhë portofolin një shtetasi.
Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Sh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.
Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin S. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin e lëndëve piroteknike. Ditën e djeshme, në ambientet e punës, i ka plasur një kapsollë në dorë, shtetases V. K., 46 vjeçe, punonjëse pranë kësaj firme. 46-vjeçarja si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– A. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasit K. K., 50 vjeç, dhe Sh. V., 22 vjeç, banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 11:10, në rrugën “Linxheria”, shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Sh. V., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas largimit të tij është paraqitur në vendngjarje, shtetasi K. K., (babai i shtetasit A. K.), i cili ka deklaruar se ka qenë ai duke drejtuar automjetin. Si pasojë e aksidentit mes dy mjeteve, është dëmtuar shtetasi F. P., 30 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;
– Zh. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai”, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen R. A., dhe më pas me mjetin me drejtues shtetasin B. F., dhe mjetin me drejtues shtetasin K. R. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.


