Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Dhunë, vjedhje dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur/ 6 arrestime dhe disa procedime në Korçë

    August 12, 2024

    KORÇË– Nuk gjen qetësi Korça. Vetëm ditën e sotme bazuar në njoftimin e policisë së Korçës mësohet se janë vënë në pranga 6 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë disa të tjerë.

    Të arrestuarit janë: A. T., 53 vjeç, ka dhunuar babin e tij. Gj. D., 50 vjeç ka dhunuar bashkëshorten e tij.  A. G., 19 vjeçe, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një dyqëan.

    Ndërsa nga Sektori i Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 3 të tjerë:  O. K., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. S. J., 43 vjeç, banues pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu edhe A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Gorrë, u arrestua pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    Qarku Korçë

    -Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit:

    A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;

    Gj. D., 50 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

    -Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasen A. G., 19 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.

    -Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

    O. K., 22 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

    S. J., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

    A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Gorrë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

    -Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

    A. C., 60 vjeç, banues në fshatin Baçallëk, pasi me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën për te banesa, një 34-vjeçari. Të dy këta shtetas janë në proces gjyqësor për pronësinë mbi këtë sipërfaqe toke;

    D. M., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa leje.

    -Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., banues në fshatin Miras, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 370 rrënjë arre në pronësi të një shtetasi tjetër.

    -Shërbimet e PKK Kapshticë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit turq M. K., 47 vjeç dhe I. K., 21 vjeç, babë e bir, pasi në dalje, iu gjetën në çantë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa bizhuteri argjendi, me vlerë rreth 4200 euro, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    6 arrestime ne Korçe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.