SHKODËR-Ditën e sotme Samuel Troshani dhe Izmir Sakica kanë mbërritur në gjykatën e Shkodrës, teksa pritet të bëhet rivlerësimi i masës së sigurisë ndaj tyre.
Kujtojmë se ndaj Troshanit dhe Sakicës është dhënë masa e arrestit me burg gjatë kohës që ishin në kërkim, për një sërë ngjarjesh kriminale.
Të dy ata akuzohen për dhunimin e Vladimir Brucit në qershor 2024, dhe u vetëdorëzuan në polici tre ditë më parë.
Gjithashtu ata ishin shpallur në kërkim dhe për një tjetër ngjarje të ndodhur më herët më 23 gusht 2024 në Bushat të Shkodrës, ku dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri. Gjithashtu ata akuzohen si të implikuar edhe në masakrën e Dobraçit./Radar.al
Kush është Izmir Sakica, një nga të dyshuarit për atentatin mafioz në Shkodër (foto)

