TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas përkatësisht 62 dhe 64 vjeç pasi kanë ushturar dhunë ndaj familjarëve të tyre.
Bazuar në njoftimin e policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë I. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij.
Ndërkohë edhe 64-vjeçari R. B., 64 vjeç nga Tirana është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– I. K., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës dhe nipit të tij;
– R. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë;
Materialet i kaluan Prokurorisë./Radar.al


