Detaje të reja kanë dalë në pah nga vrasja e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, së fundmi po i japin tjetër rrjedhë ngjarjes.
Meida italiane La Repubblica, ka raportuar se i riu filipinas krijoi një realitet të rremë përballë familjes dhe miqve, duke përdorur llogari të falsifikuara për të pretenduar se kaloi me sukses të gjitha provimet në Universitetin “La Sapienza” në Romë.
Mashtrimi në fjalë u zbulua nga Ilaria, çka dyshohet se u bë shkak i përplasjeve mes tyre dhe çoi në aktin e rëndë kriminal.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 25 mars 2025, në banesën e Mark Samson në Romë.
Hetimet tregojnë se pas një konflikti të ashpër, ai vrau Ilarian dhe më pas fshehu trupin e saj në një valixhe, të cilën e hodhi në një zonë pyjore në periferi të qytetit.
Mëoshet se po vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen ndërsa Mark Samson ndodhet në paraburgim.
Prokuroria italiane po shqyrton të gjitha rrethanat që çuan në këtë krim të rëndë, përfshirë ndikimin e identitetit të rremë akademik dhe manipulimit dixhital në sjelljen e autorit.


