Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Demokratët të zhgënjyer me protestat, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

    Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 milionë € më shumë se në 2025-ën

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Detajet/ Avokati Besart Logu në “arrest shtëpie” për ndikim të paligjshëm, SPAK zbulon pagesën 8 mijë euro

    September 10, 2025

    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin Besart Logu, i dyshuar për veprën penale të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

    Vendimi u mor pas një operacioni të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), e cila ka kryer kontrolle në disa ambiente, përfshirë edhe zyrën e avokatit.

    Sipas SPAK, Logu dyshohet se ka marrë 8 mijë euro nga një klient, S.C., me premtimin se do të ndikonte te prokurorët, gjyqtarët dhe ekspertët për të lehtësuar masën e sigurisë në një çështje që lidhej me mashtrime me TVSH, fshehje të të ardhurave dhe falsifikim vulash e formularësh. Hetimet tregojnë se kjo pagesë nuk ishte për shërbime ligjore, por për premtimin e ndërhyrjes te organet e drejtësisë – një premtim që nuk u realizua.

    Procedimi penal i regjistruar nga SPAK më 27 nëntor 2024 ka për objekt veprat penale:

    Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë (neni 319/ç i Kodit Penal)

    Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike (neni 245/1 i Kodit Penal)

    Hetimet proaktive dhe përdorimi i metodave speciale të hetimit kanë konfirmuar marrjen e shumës dhe qëllimin e saj për të influencuar procesin gjyqësor në favor të klientit të avokatit.

    Masa e ekzekutuar më 10 shtator 2025 u mbështet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke vijuar procedurat për verifikimin e veprimtarisë së dyshuar të avokatit.

    Njoftimi i SPAK
    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë miratoi më 9.9.2025, përmes vendimit nr.91, caktimin e masës “Arrest në shtëpi”, ndaj shtetasit B. L., me profesion avokat, e parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale. Kjo masë është kërkuar pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme, të cilat mbështeten në prova, se personi nën hetim ka kryer veprën penale, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal.

    Masa është ekzekutuar më 10.9.2025 me ndihmën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

    Procedimi penal

    Në datën 27.11.2024, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal nr. 242, mbi kallëzimin e shtetasit me iniciale S.C, për veprat penale:

    “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, (neni 319/ç i Kodit Penal);

    “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (neni 245/1 i Kodit Penal).

    Hetimet dhe gjetjet

    Nga hetimet proaktive, të cilat u kryen nga hetuesë të Byrosë Kombëtare e Hetimit (BKH) dhe Drejtoria e Përgjithshme Policisë së Shtetit, rezultoi se në datën 13.12.2024, i hetuari ka marrë shumën prej 8.000 (tetë mijë) euro, (fakt i dokumentuar përmes metodave speciale të hetimit). Kjo shumë është marrë me qëllim për të ndikuar te prokurori, gjyqtari dhe ekspertët që kishin në ngarkim çështjen penale në ngarkim të tij në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Çështja kishte të bënte me veprat penale, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim“Fshehja e te ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 144/a e 25, 180/3 dhe 190/2 të Kodit Penal.

    Hetimet kanë provuar se kjo shumë nuk ishte pagesë për shërbime avokatie, por një shumë e dhënë kundrejt premtimit se do t’u dorëzohej prokurorit, gjyqtarit dhe ekspertëve për lirimin nga burgu të klientit e tij, S. C.. Ky premtim nuk është realizuar.

    avokati Besart Logu GJKKO spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Demokratët të zhgënjyer me protestat, kritika Berishës: Ndërro strategji, jemi lodhur dhe po zvogëlohemi

    April 18, 2026

    Çmimi i lartë i karburantit shton të ardhurat në buxhet! TVSH e importit në mars, 8.7 milionë € më shumë se në 2025-ën

    April 18, 2026

    Takimi Hoxha-Hakan në Turqi, ministrat fokusohen te integrimi e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor

    April 18, 2026

    Zhdukja misterioze ose vdekja e dhjetë shkencëtarëve, Trump: Është çështje serioze

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.