SHKODËR– Policia na zbardhur detaje të reja sa i takon vrasjes së 33- vjeçarit ditën e djeshme në Shkodër.
I riu Ramazan Mataj, i cili u vra mëngjesin e së dielës me breshëri plumbash në një fshat të Shkodrës, mësohet se autori i ka zënë pritë 33-vjeçarit 1.2 km larg shtëpisë së tij.
Gjurmët e autorit janë ndjekur përmes një qeni të sofistikuar të policisë, i cili i ka çuar deri në një fare distance në gjurmët e autorit.
Ndërkohë policia ka përjashtuar mundësinë që vrasja e 33-vjeçarit të jetë e lidhur me veprimtari të paligjshme. Kujtojmë se Mataj nuk ka precedentë penal as në Shqipëri e as jashtë vendit./Radar.al


