Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohen babë e bir në Selanik, dyshohen për trafik kokainë nga kafeneja e tyre

    Netanyahu: Do ta ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme

    “I treguan mesazhet ‘Zemra ime'”, Monika Kryemadhi flet për Ilir Metën: 33 vite bashkë, respekt dhe pengje personale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Detaje të reja/ Djemtë e “Shqiponjave”, heronjtë e të moshuarve të azilit privat

    October 5, 2024
    Detaje të reja/ Djemtë e “Shqiponjave” futen në mes të flakëve për të shpëtuar të moshuarit

    Detaje të reja janë zbardhur nga përfshirja e azilit në flakë ku mbetën të lënduar disa të moshuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në Tiranë.

    Siç ju raportuam dhe pak më herët shkak i ngjarjes është bërë një batanije me korent që përdorej nga një i moshuar.

    Zjarri përfshiu azilin e të moshuarve “Joshua Center” në rrugën “Ali Visha.

    Stafi ka njoftuar Policinë e Tiranës dhe menjëherë drejt institucionit janë nisur efektivët e Komisariatit nr.1 dhe ata të Forcës “Shqiponja”.

    Siç mudn të dallohet dhe nga pamjet, efektivët janë futur mes tymit dhe flakëve duke marrë në krah të moshuarit.

    Katër nga të moshuarit që jetonin në këtë azil janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore, kryesisht për shkak të asfiksisë nga tymi.

    Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e stafit dhe po punon për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.

    Paraprakisht, dyshohet se shkak është bërë një batanije elektrike që ishte vendosur nga një i moshuar.

    Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar. Shërbimet e Komisariatit Nr. 1 dhe ato “Shqiponja”, u kanë shkuar menjëherë në ndihmë të moshuarve.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

    Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë”, njofton Policia e Tiranës.

    LEXO EDHE:

    Azili privat përfshihet nga flakët, ja detajet e para

     

    merr flake azili Shqiponjat Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohen babë e bir në Selanik, dyshohen për trafik kokainë nga kafeneja e tyre

    April 24, 2026

    Netanyahu: Do ta ndryshojmë fytyrën e Lindjes së Mesme

    April 24, 2026

    “I treguan mesazhet ‘Zemra ime'”, Monika Kryemadhi flet për Ilir Metën: 33 vite bashkë, respekt dhe pengje personale

    April 24, 2026

    Ryanair mbyll bazën në Berlin dhe përgjysmon fluturimet, zhvendos avionët drejt BE-së me kosto më të ulët

    April 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.