Detaje të reja kanë dalë në pah për plagosjen e ndodhur gjatë pasdites të ditës së dielë në fshatin Golem në Shkodër.
Mësohet se i plagosuri Ronaldo Kola dhe autori Marjo Kroni njiheshin me njëri-tjetrin. Ata ishin takuar në mënyrë që të sqaroheshin, teksa fillimisht kanë nisur që të debatojnë ashpër.
Pas kësaj, debati ka agrevuar deri në përdorimin e armës nga ana e Kronit, i cili është ende në kërkim policor. I riu në fjalë ka deklaruar para policisë se nuk e njeh autorin.
Ndërsa burime policore bëjnë me dije se mes të plagosurit dhe autorit Mario Kroni ka patur një konflikt të mbartur. Mësohet se Kroni ka qëlluar nga një fugon i bardhë.
Gjithashtu në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.


