Autoritetet amerikane kanë dhënë detaje të reja nga tentativa e dështuar për vrasjen e Donald Trump.
Autori i dyshuar, 58-vjeçari Ryan Routh mësohet se qëndroi pas shkurres ku ishte pozicionuar për rreth 12 orë, ndërkohë që shpresonte që ish-presidneti Trump të afrohej, në mënyrë që të kishte pamje të qartë për ta qëlluar.
Në vendin e ngjarjes, përveç armës u gjet edhe ushqim, gjë që tregon se autori kishte ndërmend të qëndronte aty për një kohë të gjatë, deri sa të arrinte qëllimin e tij.
Sinjali i aparatit celular që 58-vjeçari posedonte tregoi gjithashtu se ai ishte fshehur në atë vendodhje rreth 12 orë përpara se të zbulohej nga agjentët e shërbimit sekret.
Ryan Ruth i cili u arrestua pak momente pas ngjarjes doli përpara gjykatës të hënën. Ai po përballet me drejtësinë që mund ta lërë atë pas hekurave nga 15 deri në 20 vite burg për akuzat “armëmbajtje pa leje nga person I dënuar më parë” si dhe “mbajtja e armës me numër serial të fshirë”.
Ajo që mbetet ende e paqartë,është motivi që shtyu autorin e dyshuar të ndërmerrte një akt të tillë. Donald Trump akuzoi presidentin Biden dhe zëvendesen e tij Harris për nxitje të gjuhës së urrejtjes ndaj tij.
Megjithëse presidenti Joe Biden edhe kandidatja demokrate Kamala Harris dënua tentativën për vrasjen ndaj Trump, e dyta në dy muaj.



