Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dëshmia në GJKKO/ Erjon Alibej: Atentatin e vëllait dhe xhaxhait tim e urdhëruan Çopjat, erdhën dhe derdhën lot në varrim

    May 29, 2025

    Bashkëpunëtori i drejtësisë, Erjon Alibej, vijon dëshminë në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Në këtë seancë, ai ka folur për atentatin që ndodhi shtatë vite më parë në Bradashesh të Elbasanit, ku viktima mbetën vëllai i tij, Endriti, xhaxhai Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk, mik i familjes.

    Alibej ka treguar se familja Çapja ishte ndër të parët që erdhën në shtëpi, pasi ishin në konflikt me familjen Çela dhe kishin interes për situatën. Ai tha se ditët pas atentatit, emrat që i dolën si autorë ishin Çopjat dhe Talo Çela. Për familjen Çopja, ai u shpreh se ishin në varrimin e vëllait Endrit dhe madje kishin derdhur lot për të.

    “Shtetasi turk ka qenë edhe më herët në Shqipëri. Kur vajza ime mbushi 1 vjeç, ishte mik i ngushtë i jonë për shkak të marrëdhënieve të punës me Endritin. Mbrëmjen e masakrës, Endriti ishte në Tiranë me disa miq dhe pastaj u nis për Peqin tek dajat e mi, ku ishin mbledhur. Unë po çoja ca dhurata për fundvit tek një miku jonë noter, më ra telefoni i Besmir Lalës, dëgjova se ishte nusja ime, pasi unë nuk mbaja telefon sepse isha në kërkim. I thashë çfarë ka, ndërkohë aty erdhi një BMW X6 e bardhë, që e dija se ishte e Mikael Qosjes, i cili ia kishte bërë dhuratë Franc Çopja. E di që makinën e kanë ndërruar me kokainë. Besmiri më tha shpejt se i kishin gjuajtur Endritit. Mikaeli ishte me Ervis Çopjan në makinë, u afrua me makinë dhe unë i thashë a ke “hekër” (armë), më tha jo, mbylla xhamin dhe ika në vendngjarje. Nusja e vëllait tim, shtetasja rumune, ishte në muajin e fundit të shtatzanisë, ishte gëzim i madh për ne. U nisën me 2 makina, gratë veç, Endriti, shtetasi turk dhe xhaxhai në një makinë. Unë isha i pari në vendngjarje, nuk kishte njeri as polici, që ishte çuditshme pasi aty rri gjithmonë një patrullë policie. Gjeta nënën, tezën, motrën dhe kalamajtë që ulërinin, ishte një skenë që nuk mund ta përshkruaj dot. Kapa Endritin, m’u duk i ngrohtë por kishte shumë plumba në njërën anë. Erdhën ambulanca dhe polici, por ata ndërruan jetë në spital,” rrëfeu Alibej.

    Ai vijoi: “Sapo shkova në shtëpi, po vinin shumë njerëz, miq dhe shokë. Shumë shpejt më erdhën njerëz të familjes Çapja, Florenci dhe disa të tjerë. Dola veç dhe i ngjova me Bledar Muçën dhe Florenc Çapjan. Bledari më tha: ‘I pata thënë Endritit të bënte kujdes, por s’me dëgjoi.’ I thashë nga kush? Më tha, ‘vetëm Suel Çela bën këto masakra!’ Bled Muça kishte pirë alkool, i thashë flasim më vonë, por më thanë na ke në krah, sepse kështu i interesonte.”

    “Në ato ditë më vinin informacion pa fund: jo ta ka bërë Kamer Mehja, jo Suel Çela, sidomos për Suelin. Më është përmendur emri i Çopjave dhe ma ka përmendur edhe Sokol Sanxhaktari. Më thanë se atentatin e kishte bërë Talo Çela dhe Dari, për Hajdar Çopjan. Në ditën e parë, që ende nuk i kisha përcjellë në varreza, Franc dhe Hajdar Çopjan i kisha aty poshtë shtëpisë. Të gjithë bisedat e tyre e lidhnin me Suel Çelën, dhe për më tepër, ata kanë qajtur në varrimin e vëllait,” përfundoi Alibej.

    Copjat deshmia Endrit Alibej Erjon Alibej GJKKO
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    April 20, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026

    Drejtori i FBI-së Kash Patel padit “The Atlantic” për shpifje, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

    April 20, 2026

    Selin Bollati flet pas fitores së “Big Brother VIP 5”: Rrugëtimi im u mat me zemrat që preka

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.