TIRANË-Ditën e sotme Kreu i Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje emigrantëve që kërkesa për regjistrim është deri më 4 mars.
Ndërsa publikohen të dhënat se deri më sot janë rregjistruar mbi 160 mijë emigrantë për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, sipas KQZ-së.
NJOFTIMI:
“Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025!
Shpërndaje Njoftimin Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025. Përpara se të riaplikoni DUHET të:
Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.
Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ./Radar.al


