Deputetja e PD Ilda Dhori ka akuzuar efektivet vajza të policisë se e kanë dhunuar në protestën e sotme:
“Jam qëlluar dhe shtyrë dhe jam marrë zvarrë nga disa efektive policie, me një forcë aq të madhe se dhe efektivët burra nuk guxonin të ushtronin atë lloj dhune.
Aktualisht jam më mirë por nga ana psikologjike jo dhe aq mirë. Unë isha në rrugë në të drejtën time vetëm duke protestuar si qytetar.
Policia kishte dalë garant e mjeteve që i devijonte në mënyrë të qëllimshme për të shpërndarë protestuesit.
Më kanë në krahë në dy anët e më ngritën për të më spostuar dhe për të mos më lënë fare për të protestuar. Policet gra janë sjellë tamam si kriminele ndaj meje në mënyrë të përvecme”, tha ajo për Euronews.


