Sali Berisha i informuar nga Albana Vokshi ka dhënë për mediat lajmin se Agron Gjekmarkaj është dhunuar në protestën e sotme nga policia.
Berisha: Informohem tani se kanë dhunuar nënkryetarin e Parlamentit dhe nën kryetarin e PD Agron Gjekmarkaj.
U ndje keq në protestë, Agron Gjekmarkaj: Një polic më shtyu dhe më gjuajti me shkelma
Ky është nja akt kriminal i porositur direkt nga Edi Rama, i cili ndjek me tmerr protestën e opozitës dhe përzgjedh drejtues të saj për ti targetuar. E siguroj Ramën dhe Ervinin me tre mbiemra se do mbahen përgjegjës personal për dhunën fizike ndaj Gjekmarkajt dhe i shpreh atij solidaritetin më të madh.
Sakaq, nga pamjet e transmetuara online shihet momenti kur shumë qytetarë përpiqen t’i japin ndihmë Gjekmarkajt i cili shihet i shtrirë në tokë, pasi nuk është ndier mirë.
Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur me nënkryetarin e PD, Gjekmarkajn, por paraprakisht mësohet se ai ka humbur ndienjat në protestë.


