Bujar Leskaj, deputeti demokrat për Vlorën, mori pjesë sot në protestën e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Kjo lëvizje vjen pas njoftimit zyrtar të Partisë Demokratike se nuk do të marrë pjesë në tubim, duke e bërë pjesëmarrjen e Leskaj një shkelje të udhëzimit politik të partisë.
“Jam këtu për respekt të Hashim Thaçit, drejtuesit politik të UÇK-së. Përulem para kujtimit të Fehmi Lladrovcit, heroit të Kosovës”, deklaroi Leskaj para protestuesve.


