Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Deputetët e rinj, “të pastër”/ SPAK: Asnjëri prej 140 ligjvënësve nuk është nën hetim

    August 20, 2025
    Çfarë do të diskutohet të hënën në Kuvend? Zbardhen pikat kryesore

    Deputetët e Kuvendit të ri mund të marrin frymë lirisht – të paktën për momentin.
    SPAK ka konfirmuar për Top Channel se nga verifikimi i bërë mbi emrat e 140 deputetëve të mandatuar pas zgjedhjeve të 11 majit, asnjëri prej tyre nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin penal të Prokurorisë së Posaçme.

    Kjo përgjigje vjen pas pyetjeve të shumta publike dhe akuzave politike, sidomos gjatë fushatës elektorale. Top Channel i dërgoi SPAK-ut listën me emrat e shpallur nga KQZ, dhe përgjigjja zyrtare ishte e qartë:

    “Emrat e përfshirë në listat e dërguara, nuk rezultojnë të jenë regjistruar deri tani si persona në hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.”

    Megjithatë, ekspertët penalistë theksojnë se kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht mungesë e hetimeve. Praktika e SPAK-ut është që shpesh të regjistrojë një çështje pa emra të caktuar dhe vetëm më pas, kur mbledh prova, t’i shtojë individët konkretë në regjistër – shpesh duke çuar direkt në ngritjen e akuzave.

    Aktualisht, vetëm disa figura të njohura politike ndodhen përballë drejtësisë: këtë vit janë ngritur akuza ndaj Ilir Metës, Erion Velisë, Monika Kryemadhit dhe Klotilda Bushkës, ndërsa Sali Berisha dhe Fatmir Mediu janë tashmë të pandehur në gjykatë.

    Por për 140 deputetët e rinj, lajmi është “i pastër”. Kjo do të thotë se mazhoranca mund të presë me më pak stres formimin e kabinetit të ri dhe ndarjen e pushtetit në mandatin e katërt, ndërsa opozita ka hapësirë për t’u përqendruar në strategjinë e saj politike për periudhën 2025–2029.

    deputetët hetim spak te paster
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Koreja e Veriut mbyll derën për negociata me Korenë e Jugut: Nuk heqim dorë nga fuqia jonë bërthamore

    June 14, 2026

    Dokumentet e reja për Jeffrey Epstein tronditin industrinë e modës, dalin në dritë lidhje të fshehta me agjentë dhe modele

    June 14, 2026

    Moti sot/ Kthjellime në të gjithë vendin, ja si parashikohen temperaturat

    June 14, 2026

    Netanyahu mbledh urgjent kabinetin e sigurisë, alarm në Izrael për negociatat SHBA-Iran

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.