TIRANË– Tridhjetë deputetë të opozitës do ta zhvendosin protestën në dyert e Parlamentit Europian.
Bëhet me dije se më datë 23 Tetor, pjesa më e madhe e Grupit Parlamentar të PD-së, do të udhëtojë drejt Strasburgut.
Parashikohet të kenë takime me zyrtarë të Parlamentit Europian dhe eurodeputët.
Deputetët do të shkojnë me shpenzimet e tyre. Ata do denoncojnë situatën politike në vend, arrestimet dhe burgosjet politike që po ndodhin në radhët e opozitës.
Pas Strasburgut, pritet të organizohen protesta në Tiranë me bllokim qarkullimi.


