Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Messi hyn në histori, vendos një rekord të paprecedentë në Kupën e Botës

    Aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë u nisën nga Greqia për përvjetorin e vdekjes së vëllait, por humbën gjymtyrët

    Strategji kombëtare kundër dhunës, ekspertët e arsimit kërkojnë ndërhyrje urgjente: Shoqëria rrezikon të kalojë kufijtë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Dënohet sulmi verbal i kryeshefit të Ibër-Lepencit kundër gazetares së Kohës

    December 5, 2024
    Dënohet sulmi verbal i kryeshefit të Ibër-Lepencit kundër gazetares së Kohës

    Organizatat për mbrojtjen e gazetarëve e kanë dënuar si të “rrezikshëm dhe papranueshëm” sulmin verbal kundër një gazetareje të kryeshefit të ndërmarrjes Ibër-Lepenci, Faruk Mujka.

    Në një shkrim në Facebook, Mujka e kishte cilësuar punën e gazetares së KTV-së, Mimoza Koprani Muçaj, si “skajshmërisht të poshtër dhe keqpërdorim ekstrem i mediumit publik për përhapjen e gënjeshtrave dhe denigrimin e personave që pengojnë qëllimet e tyre”.

    Ai i kishte bërë këto komente më 4 dhjetor në lidhje me pyetjet që Koprani Muçaj ia kishte bërë ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për dëmet që i kishte pësuar kanali i ujit i Ibër-Lepencit nga një shpërthim javën e kaluar në veri. Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, gjë që është mohuar nga Beogradi zyrtar.

    Grupi Koha, Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënuan sulmin verbal të Mujkës ndaj gazetares Koprani Muçaj.

    “Sulmi i tij nuk e zmbraps as gazetaren Mimoza Koprani Muçaj dhe as KOHËN. Përkundrazi, është dëshmi e atyre që gazetarinë e kanë mision, e përballjen me linçime të tilla përditshmëri”, tha Koha në uebsajtin e vet.

    Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës tha në një reagim se, për më tepër, Mujka e krahasoi KTV-në me mediat e kontrolluara nga Kremlini, Sputnik dhe Russia Today.

    “Këto lloj kërcënimesh, sidomos ndaj grave gazetare, janë gjithmonë të ngarkuara me ngjyrime seksiste dhe kanë për qëllim t’i frikësojnë dhe t’i dekurajojnë koleget tona nga ushtrimi i profesionit të tyre”, tha ky rrjet.

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha se e dënon sulmin verbal të ish-zyrtarit të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ndaj Koprani Muçajt, e cila është autore e emisionit Konfront në KTV.

    “AGK-ja konsideron se kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme ndaj gazetares dhe mediumit ku punon ajo”, thuhet në reagim.

    Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, në raportin e vitit të kaluar për të drejtat e njeriut në botë, ka potencuar se gazetarët në Kosovë janë përballur “me sulme, ngacmime dhe kërcënime”, ndaj të cilave ka pasur “reagim të dobët të organeve të shtetit./REL

    denohet sulmi Ibër-Lepenc
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Messi hyn në histori, vendos një rekord të paprecedentë në Kupën e Botës

    July 7, 2026

    Aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës/ Nënë e bijë u nisën nga Greqia për përvjetorin e vdekjes së vëllait, por humbën gjymtyrët

    July 7, 2026

    Strategji kombëtare kundër dhunës, ekspertët e arsimit kërkojnë ndërhyrje urgjente: Shoqëria rrezikon të kalojë kufijtë

    July 7, 2026

    Rama: Shpifësi është më i keq se vrasësi, koncerti i Kanye West financohet nga sponsorët dhe biletat

    July 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 3 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.