Delvina po përballet me një situatë të rëndë emergjente, pasi zjarri është përhapur me shpejtësi dhe ka mbërritur në periferi të qytetit, duke kërcënuar zonat e banuara. Autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve, përfshirë të moshuar, gra dhe fëmijë, ndërsa pacientët e spitalit janë zhvendosur përkohësisht në kinoteatrin e qytetit.
Mungesa e energjisë elektrike po vështirëson menaxhimin e krizës, ndërsa pranë spitalit është çmontuar sistemi i furnizimit me oksigjen për të shmangur rrezikun e një shpërthimi në rast se flakët afrohen. Forcat zjarrfikëse po punojnë në kushte tepër të vështira për shkak të erërave të forta dhe terrenit të thyer, ndërkohë që kërkohet mbështetje urgjente për të shmangur përkeqësimin e gjendjes.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës.


