Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 29 Prill 2026

    Pistorius: Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Delegacioni i BE reagon pas protestës në Tiranë: Kundër dhunës, aktorët politikë të tregojnë vetëpërmbajtje

    March 1, 2026

    Delegacioni i Bashkimi Evropian në Tiranë ka reaguar pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet, duke shprehur shqetësim për aktet e dhunës dhe duke u bërë thirrje aktorëve politikë për vetëpërmbajtje. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike, por duhet të ushtrohet me përgjegjësi dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit, si edhe të sigurisë së të gjithë qytetarëve.

    Në reagim nënvizohet se aktet e fundit të dhunës në Tiranë rrezikuan jetë njerëzish, ndërsa theksohet nevoja për angazhim konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian. Delegacioni i BE-së rithekson mbështetjen për proceset reformuese dhe apelon për një klimë politike të qetë dhe të përgjegjshme.

    Reagimi:

    Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.
    Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.
    Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

    BE PD protesta reagimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga OPEC-u

    April 29, 2026

    Këmbimi valutor për ditën e sotme, 29 Prill 2026

    April 29, 2026

    Pistorius: Gjermania përfiton nga bashkëpunimi me Ukrainën

    April 29, 2026

    Kosova nuk zgjedh dot presidentin ri, vendi shkon zgjedhje të parakohshme

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.