Para Gjykatës në Durrës u shfaq i qetë dhe madje i buzëqeshur Marjan Kodheli, 25 vjeç, i cili dyshohet se vrau babain e tij, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, në një ngjarje të rëndë familjare.
Krimi ndodhi më 28 Tetor, rreth orës 13:00, në fshatin Shkallnur. Sipas raportimeve, i riu e goditi fillimisht babain me dru në kokë dhe më pas me thikë në zemër, duke i shkaktuar plagë fatale.

Policia e lokalizoi dhe arrestoi Marjan Kodhelin dy orë pas ngjarjes në lagjen nr. 13 të Durrësit. Gjatë kontrollit, blutë e sekuestruan thikën që u përdor në kryerjen e krimit.
Sipas burimeve policore, i riu dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor, dhe ngjarja është në hetim nga autoritetet për veprime të mëtejshme.



