Një fotografi e Liam Payne që duket në dhomën e tij të hotelit në Buenos Aires është imazhi i fundit i këngëtarit para se të binte nga ballkoni dhe të vdiste.
Ylli 31-vjeçar ra nga një lartësi 45 metra, nga kati i tretë, në oborrin e hotelit Casa Sur në kryeqytetin e Argjentinës dje (16 tetor). Mjekët konfirmuan vdekjen e tij në vendngjarje.

Payne kishte mbërritur në Amerikën e Jugut me të dashurën e tij Kate Cassidy më 30 shtator, duke qëndruar në Argjentinë për dy javë pasi kishte planifikuar të kalonte vetëm ‘pesë ditë’ atje.
Vetëm 48 orë para vdekjes së tij, më 14 tetor, u zbulua lajmi se ish e fejuara e Payne, Maya Henry , kishte nisur procedurat ligjore kundër Payne, duke e akuzuar atë për kontakte obsesive dhe ‘nxitur’ fansat e tij kundër saj.
Dy ditë më vonë, Payne postoi disa video në rrjetet sociale, e në njërën prej tyre me shaka e quajti ish të dashurën e tij një ‘humbëse’. Disa orë më vonë, policia u thirr në hotel pas raportimeve për një “burrë agresiv që mund të ishte nën ndikimin e drogës ose alkoolit”.
Fotoja e re e transmetuar në rrjetin lokal America TV duket se tregon Payne të veshur me një bluzë të bardhë pa mëngë me tatuazhet e tij të dukshme. Një prezantues tha se ishte hera e fundit që ish- këngëtari i One Direction u pa i gjallë para se të hipte në ashensor në dhomën e tij./Përgatiti: Radar.al
LEXO EDHE
Zbardhet ngjarja/ Përpara vd*kjes këngëtari ktheu përmbys gjithçka, ja çfarë dyshohet