Një sërë arrestimesh të bujshme në radhët e politikës priten nga ana e SPAK në kuadër të përgjimeve të SKYECC.
Ish-deputeti demokrat Myslym Murrizi ka bërë një deklaratë shokuese kur tha se ka informacione që në përgjime kanë dalë emra politikanësh dhe klerikësh.
Kujtojmë se në përgjimet e aplikacionit, kanë dalë edhe emra nga radhët e Drejtësisë dhe Policisë.
“Nuk besoj se SPAK i ka duart e lira që ata ta sjellin dhe këta ta fshehin. Këtu dalin shumë. Ke nga drejtësia, ndoshta dhe prokurorët brenda SPAK, ke në Prokurorinë e Përgjithshëm, prokurorë e ish-prokurorë, gjyqtarë, politikanë, edhe klerikë. Pra nuk i ndaj as nga veshja, as nga gjuha. Nuk i hamendësoj, se nuk jam nga ata që shoh filxhan, por kam informacion”, thotë Murrizi


