Një nga tetë emigrantët që mbërritën paraditen e sotme në Shëngjin me anijen “Libra”, u caktua se do të kthehet mbrapsht.
Kthimi i tij sipas agjencisë së lajmeve Ansa do bëhet për shka se ai bën pjesë në kategorinë e pambrojtur për rrjedhojë të disa problemeve shëndetësore.
Emigranti në fjalë pritet të kthehet në Itali, në Brindizi, nga e njëjta anije e Marinës.
Ndërkohë që për 7 emigrantët e tjerë raportohet se do të transportohen dhe strehohen në Gjadër.
LEXO EDHE:
“Refugjatët e mbaruan rrugëtimin e tyre”/ Mbërrin anija italiane në Portin e Shëngjinit (FOTO)


