Debatet e nxehta dhe të forta kanë shpërthyer në gjithë shtëpinë pas Egli Tako çoi veten në nominim me Xum Allushin dhe njëri prej tyre do lërë shtëpinë të martën.
Por sot, gjatë një debati të fortë mes Xumit dhe Eglit, kjo e fundit është surprizuar nga fansat e saj që i kanë dërguar në parashutë. Por jo vetëm kaq, pasi kishin menduar që t’i dërgonin edhe trëndafila që i kanë hedhur në oborr.
View this post on Instagram
E emocionuar, Egli përqafoi Gjestin i cili i thoshte: “T’a ha zemrën. Shumë emocionuese. T’a ha shpirtin”.
Nga ana tjetër Rozana bënte ironi me Xumin të cilit i drejtohej: “Hajde merr pak famë. Ulu, ulu se nuk është droni jot, ulu”.
Ndërkohë Xumi i kundërpërgjigjet: “Mbreti ulet vetëm në front. Mbreti nuk ulet para hienave”.
Në këto momente, Gjesti, Rozana dhe Egli brohorasin me të madhe.



